Posted by: ekolevizja | August 28, 2014

Kujdes me tiganët me teflon!

Nga Rita Strakosha

Tigan me teflon

Tiganët me teflon preferohen nga konsumatorët se nuk e lënë ushqimin të digjet. Tefloni ka në përbërje të vet acid perfluoro-oktanoik ose ndryshe ‘C-8’. Kjo substancë dyshohet si kancerogjene dhe është gjendur në trupin e njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve në gjithë botën. Është ndotës shumë i  qëndrueshëm, përshtypja është se duhen me mijëravjeçarë që të biodegradohet. Është treguar se duhen 4.4 vjet që gjysma e sasisë së kësaj substance të largohet nga trupi.
Një pjesë e C-8 çlirohet gjatë prodhimit të teflonit në fabrikë, por pjesa kryesore çlirohet kur tiganët e tepsitë me teflon mbinxehen në temperatura 350 oC e sipër, apo gabimisht digjen në zjarr. Këto temperatura të larta arrihen brenda 2-3 minutash nëse tigani i teflonit është në zjarr e nuk ka vaj a ujë brenda. C-8 tashmë gjendet në trupin e 96% të amerikanëve.
Zogjtë janë më të ndjeshëm ndaj gazrave helmues të çliruar nga tefloni, për shkak të frymëmarrjes së shpejtë. Prodhuesi i  teflonit, DuPont, paralajmëron se gazrat e çliruar nga tefloni mund të ngordhin zogjtë.
Burimi i  tretë i  gazit C-8 është djegja e mbetjeve.
 
Gripi “teflonik”

DuPont pranon se tiganet e teflonit nëse mbinxehen (në temperatura mbi 350 oC) çlirojnë grimca të imëta të cilat mund të penetrojnë thellë në mushkëri dhe të shkaktojnë simptoma si të gripit: dhimbje koke, dhimbje kurrizi, dhe temperatura e lartë, të cilat mund të zgjasin për 2 ditë. Kur tiganet janë të gërvishur temperatura e çlirimit të gazrave të dëmshëm është dhe më e ulët. Në literaturën mjekësore ka raste helmimesh nga përdorimi gabuar i  tiganëve të teflonit.
Në 2007 DuPont-i u hodh në gjyq nga disa persona, përfshirë 14 familje nga Florida, se kishte fshehur të dhënat që tregonin se tefloni dëmton shëndetin. Në vitin 1981 DuPont-i testoi mbi punonjësit e vetë efektet e teflonit në shëndet. Rezultatet e studimit nuk u botuan.
Një tenxhere apo tigan tefloni i  vjetër zakonisht gërvishtet me kalimin e kohës, nëse e fërkojmë do vëmë re grimca tefloni të zeza në dorë. Nëpërmjet ushqimit këto grimca kalojnë dhe në trup. Toksiciteti i tyre mund të jetë shumë i ulët, por gjithsesi ideja se gjenden në ushqimin tonë nuk është e këndshme.
Këshillat për përdorimin e përditshëm të enëve të teflonit janë që mos ti lëmë asnjëherë në zjarr pa vaj ose ujë, sepse mbinxehen dhe lëshojnë gazra të dëmshëm. Alternativa ndaj enëve me teflon janë enët metalike të veshura me qeramikë. 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: