Posted by: ekolevizja | August 26, 2014

Prefektja Zamira Rami: “ Angazhim maksimal për shmangien e zjarreve të verës dhe mbrojtien e mjedisit në Qarkun e Gjirokastrës ”

Prefektja e Qarkut te Gjirokastres, Zamira Rami (1) (1)

Prefektura e Gjirokastrës, pushteti vendor dhe institucionet publike në këtë Qark janë të angazhuara për shmangien dhe minimizimin e zjarreve të verës dhe dëmeve që shkaktojnë ato për komunitetin si dhe mjedisin. Në intervistën e mëposhtme prefektja Zamira Rami sjell disa prej detajave të punës në këtë drejtim. Mes të tjerash ajo nënvizon edhe bashkëpunimin me palën greke për ndërhyrjen në kohë në rastet e zjarreve në zonën kufitare.

Prefektja Rami, çfarë masash ka marrë institucioni i Prefektit të Qarkut për shmangien e zjarreve të verës ?

Institucioni i Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës si dhe stacionet e PMNZSH-së  në të tri rrethet në Përmet, Tepelenë dhe në Gjirokastër, janë në gadishmëri të plotë për të përballuar çdo rast problematik që mund të na krijohet si shkak i zjarreve të verës. Në zbatim edhe të udhëzimeve të qeverisë shqiptare dhe të ministrisë së Brendshme është bërë evidentimi i plotë i logjistikës që disponojnë këto stacione PMNZSH-je si dhe gjendja teknike tyre, e cila është tepër e rëndësishme në raste emergjencash. Gjithashtu përveç kësaj i është kushtuar edhe një vëmendje e veçantë trajnimit dhe stërvitjes së vazhdueshme të efektivave të zjarrfikësve. Përveç përforcimit të shërbimeve të efektivave zjarrfikës nuk mund të lë pa përmendur edhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Në planin e masave që është hartuar me gjithë anëtarët e Komisionit të Përballimit dhe Planifikimit të Emergjencave Civile përveç parashikimit të  të gjitha masave që duhet të kihen parasysh në raste emergjencash, i është kushtuar një rëndësi  e veçantë edhe ndërmarrjes së fushatës  sensibilizuese përsa i përket  parandalimit të zjarreve, fushatë e cila po prek të gjithë rajonin e Qarkut tonë. Unë dua të shpreh vlerësimin tim dhe të falenderoj drejtuesit e të gjithë institucioneve publike qofshin këto rajonale apo lokale për gadishmërinë e treguar në këtë drejtim.

Çfarë bashkëpunimi keni me pushtetin vendor për shmangien e zjarreve në qendrat e banuara dhe në sipërfaqet pyjore dhe kullosore të Qarkut ?

Në këtë drejtim në Prefekturën e Gjirokastrës ne po realizojmë takime të zgjeruara ku përveç antarëve të Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile janë të pranishëm edhe drejtues të njësive të qeverisjes vendore. Në fokus të këtyre takimeve ka qenë analiza për marrjen e masave për periudhën e verës. Të gjithë drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore vazhdojnë zbatimin e planit  të masave të tyre në mënyrë që të jenë tepër vigjilentë dhe të arrijnë të përcaktojnë dhe eleminojnë çfarëdo vatre zjarri dhe ta kufizojnë atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ajo që dua të vlerësoj është fakti që të gjithë jemi të vendosur që të eleminojmë çdo vatër zjarri, po kështu të arijmë të eleminojmë çdo masakër  që kanë shkaktuar zjarret e viteve të kaluara në lidhje me mjedisin, në lidhje me kullotat, në lidhje me sipërfaqet e gjelbra, të cilat kanë sjellë dëme jo të vogla në sistemin tonë ekologjik.

Cilat janë masat që keni marrë për shmangien e dëmtimit që mund të shkaktojnë zjarret në zonën muzeale të Gjirokastrës, sitet arkeologjike dhe pikat turistike ?

Duke filluar nga drejtuesit e institucioneve dhe ata të bashkive dhe komunave  tashmë po realizojnë me sukses planin e detajuar konkret të masave dhe brenda këtij plani vëmendje  e veçantë është treguar tek vendosja e vrojtuesve në pika strategjike ku të bëhet e mundur sinjalizimi i menjëhershëm për çfarëdolloj zjarri të mundshëm në trashëgiminë tonë kulturore. Sigurisht që trashëgimia jonë kulturore është në fokusin e punës sonë  dhe besoj se me këtë plan masash dhe me këtë sensibilizim që po kryejmë do të arihet të realizohet në mënyrë të vazhdueshme nga banorët e Qarkut,  aq më tepër të qytetit të Gjirokastrës, mbrojtia e këtyre vlerave nga zjarret e verës.

Çfarë bashkëpunimi keni me palën greke për shmangien e zjarreve në zonën kufitare ?

Mendoj se ky bashkëpunim është i rëndësishëm aq më tepër kur bëhet fjalë për zjarret në zonën kufitare të cilat gjatë viteve të kaluara kanë qenë të shumta. Në këtë kuadër gjatë verës kemi zhvilluar  takime të zgjeruara me përfaqsues të Prefekturës së Janinës. Ne përveçse jemi dy popuj miq dhe pse kemi një klimë të shkëlqyer bashkëpunimi qeveritar kemi nevojë dhe për një bashkëpunim në nevoja konkrete aq më tepër me fqinjët tanë. Ky bashkëpunim ka qenë i konkretizuar edhe gjatë viteve të kaluara por ne kemi patur dëshirë dhe kemi pretenduar  që ta kalonim në nivele pak më të larta. Fokusi i të gjitha bisedimeve tona ka qenë jo vetëm në përcaktimin e kontakteve që ne mund të kemi por gjithashtu në ndërtimin edhe në bashkëpunim dhe në bashkërendimin e veprimeve apo të ndihmave që ne mund t’i japim reciprokisht njeri-tjetrit në raste emergjencash apo në raste zjarresh masive, të cilat në pjesën e kufirit tek ne padiskutim që nëqoftëse janë të pakontrolluara sjellin dëme të konsiderueshme. Besoj që ka qenë një bashkëpunim i frytshëm dhe i bazuar jo vetëm në frymën e marrëdhieneve të mira që ne kemi me shtetin fqinj por edhe në ndihmën reciproke që ne shfaqim ndaj njëri-tjetrit.

Intervistoi : Blerim Kore

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: