Posted by: ekolevizja | August 25, 2014

Ujku, shkaba egjiptiane, pilivesa e zezë dhe vejusha e zezë në zonën e Vjosës 

Nga shoqatat Riverwatch dhe EuroNatur, Vienë

Vizita e shkencëtarëve në Vjosë tërheq vëmendjen ndërkombëtare mbi vlerat e Vjosës dhe rrezikimin e saj

vejusha e zeze

Vejusha e zezë është një ndër 11 llojet e merimangave të identifikuara për herë të parë në Shqipëri
Në mes të qershorit në lumin e Vjosës u realizua një kërkim shkencor i pari në llojin e vet në atë zonë. Për 3 ditë rreth 70 mjedisorë, shkencëtarë dhe studentë nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Austria dhe Franca eksploruan lumin dhe rrethinat e tij  me qëllim regjistrimin e specieve të kafshëve dhe të bimëve të tij. Rezultatet e kërkimit janë publikuar në numrin e magazinës GEO të 22 Gushtit.

“Lumi Vjosa është një laborator i rrallë natyror pothuaj i paeksploruar. Nuk i është studiuar biodiversiteti apo morfologjia. Me këtë vizitë duam të tërheqim vëmendjen në nevojën për ta studiar shkencërisht”, thotë Ulrich Eichlemann, drejtor i shoqatës Riverwatch.

Vizita u organizua nga Shoqata Riverwatch me seli në Vienë, së bashku me shoqatën europiane Euronatur dhe atë shqiptare PPNEA. 11 grupe kërkimore eksploruan zonën nga mëngjezi në darkë.

© Adrian Guri

70 pjesëmarrësit e eksplorimit

Ato gjetën lakuriqa nate, zogj, peshq,  pilivesa, flutura, gjinkalla, merimanga, amfibë, zvarranikë, kafshë të vogla të shtratit të lumit, si dhe bimë të ndryshme, të cilat i identifikuan me emrat shkencorë. Rreth 400 lloje bimësh e kafshësh u identifikuan, mes të cilave dhe ujku, shkaba egjiptiane (një ndër llojet më të rralla dhe më të rrezikuara të shkabave në Europë), si dhe pilivesa e zezë- një lloj pilivese e cila vërehet vetëm për herë të dytë në Shqipëri. 11 lloje merimangash u gjetën nga specialistët, ndër to dhe vejusha e zezë mesdhetare. “Gjetëm specie shumë interesante, sidomos në breg të lumit-specie që në Europën Qendrore janë zhdukur. Prania e tyre tregon një ekosistem të shëndetshëm”, thotë Wolfram Graf, profesor në Universitetin Vienez të Burimeve Natyrore.

Ulriche

Ulrich Eichelmann duke puthur një bretkosë 

Lumi Vjosa është lumi i fundit i paprekur në Europë. Në 270 kilometrat e tij ai rrjedh lirshëm pa pengesa. Brigje të gjëra zhavorri, ishuj të vegjël, gjire të hijshme shfaqen herë pas here përgjatë lumit. Aty ku rrjedha qetësohet pyje aluvionale zbukurojnë brigjet e lumit. Por ky thesar natyror mund të zhduket së shpejti: qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në të 8 hidrocentrale. Nëse këto plane realizohen, speciet migruese si ngjala e barbuni nuk do të mbijetojnë, “I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të braktisë planet për ndërtimin e HEC-eve në lumin Vjosa. Lugina e Vjosës ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm”, thotë Gabriel Schwaderer, drejtor i EuroNatur. Shoqatat Riverwatch, Euronatur e PPNEA po advokojnë për krijimin e një parku kombëtar në luginën e Vjosës.

Shoqatat kanë publikuar foto dhe një film të shkurtër të aktivitetit. Më shumë se 570 hidrocentrale të reja projektohen aktualisht në Ballkan, nga Sllovenia në Shqipëri. Shoqatat EuroNatur e Riverwatch kanë filluar një fushatë “Shpëtoni zemrën blu të Europës” kundër ndërtimit masiv të HEC-eve.

Për më shumë kontaktoni në:


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: