Posted by: ekolevizja | August 25, 2014

Bashkimi Europian trajnon mjedisorët e Jugut

Nga Blerim Kore 

pic_tacso

Organizmat e Bashkimit Europian në Shqipëri gjithmonë e më shumë po rritin mbështetjen e tyre për nismat në mbrojtie të mjedisit.
Në këtë kuadër projekti TACSO ka zhvilluar një trajnim dy ditor në Gjirokastër, pjesmarrës të të cilit kanë qenë organizata të shoqërisë civile në Jug të vendit.  Në vijim të  Thirrjes për Propozime nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë në kuadër të Mekanizmit Ndihmës për Shoqërinë Civile IPA/CSF 2013, “Civil Society Facility – Civic Initiatives and Capacity Building” , zyra e projektit TACSO në Shqipëri, organizoi në Gjirokastër trajnimin dy ditor mbi Procedurat e Aplikimit për këtë Thirrje për Propozime pjesë e të cilit ishin organizata  të shoqërisë civile të interesuara për mbrojtien e mjedisit.
Përgjatë këtij trajnimi pjesmarrësit u njohën me mënyrat e aplikimit për të përfituar nga fondet e BE-së në fushën e mjedisit. Projektet për  mbrojtien e mjedisit që do të zbatohen në vendin tonë do të përfitojnë një donacion prej 1.5 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi Europian. Sipas përfaqsuesve të  zyrës  së  projektit TACSO në Shqipëri, BE-ja në kuadër të mbështetjes financiare për shoqërinë civile ka akorduar shumën prej 1.5 milion eurosh për financimin e projekteve që do të zbatohen në fushën e mjedisit.
Gjatë këtij viti shoqëria civile në Jug të vendit ka qenë mjaft aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit ku ndër aktivitetet më të spikatura kanë qenë nismat e ndryshme për mosdevijimin e lumit Vjosë nga pala greke dhe impaktin negativ që do të shkaktojë në mjedis zbatimi i këtij projekti.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: