Posted by: ekolevizja | August 21, 2014

Apel për një program emergjence kombëtare për pyjet!

Nga Andi Topi*, botuar në gazetën “Shëndeti”

Andi Topi

Programi i emergjencës kombëtare për rehabilitimin e pyjeve dhe kullotave ka si qëllim sigurimin e menaxhimit në terren dhe hartimit të një strategjie të shpejtë kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm e shumëfunksional të burimeve pyjore dhe kullosore pa humbur kohë.
Nga keqmenaxhimi i pyjeve dhe ekosistemit në tërësi gjatë periudhës së tranzicionit dhe në vazhdim, bëj apel që të ngrihet një njësi e specializuar pranë qeverisë ku të hartojnë sa më shpejt një program emergjence kombëtare rreth rehabilitimit të pyjeve dhe ekosistemit, në mënyrë që shkalla e degradimit të minimizohet dhe shkalla e kursimit të materialit drusor të menaxhohet në maksimum.
Pikat nga ku duhet nisur Programi:
1. Nga pikëpamja menaxhimit të ekosistemit dhe shërbimit pyjor, mendoj se duhet të merren masa të menjëhershme për një menaxhim të sigurt dhe të qëndrueshëm të pyjeve, ku deri tani lënë mjaft për të dëshiruar, kjo vjen ngase ne cdo drejtori nuk ka vullnet nga ana e cdo inspektori qe te merret vazhdimisht me studimin dhe mbrojtjen e pyjeve.
2. Në vitin 2005 kemi miratimin e një ligji për pyjet dhe shërbimin pyjor, të ndryshuar në disa nene me tri ligje të tjera, por që edhe sot e kësaj dite ky ligj nuk zbatohet. Hartimi i ligjit të ri të pyjeve është si sintezë e ndryshimeve të krijuara pas decentralizimit të pronësisë shtetërore, duke theksuar të drejtën e kontrollit nga shërbimi pyjor mbi të gjitha kategoritë e pronësisë mbi pyjet dhe kullotat.
3. Duke filluar nga riorganizimi i shërbimit pyjor, programet e zhvillimit apo mbarështimet e fondit pyjor & kullosor, nuk jane zbatuar asnjëherë, përkundrazi me këto programe është abuzuar pambarim. Nuk është bërë asnjë plan mbarështimi për pyjet dhe kullotat pas vitit 1985, e kjo është katastrofike. Ekosistemi pëson ndryshime, të cilat duhet të pasqyrohen, ndryshime në volum apo lloj të specieve të ndryshme.
4. Duhet të hartohen politika të mbarështimit pyjor për ruajtjen, zhvillimin e fondit pyjor kombëtar, për sigurimin e kushteve për përdorimin dhe shfrytëzimin e tij edhe për qëllime publike. Maksimumi i afatit kohor nga një plan mbarështimi në një tjetër të hartuar është 10 vjet, e në fakt kanë kaluar afro 30 vjet, kur duheshin bërë jo një, por tri plane të tilla.
5. Iu dhanë njësive të qeverisjes vendore (NJQV) sipërfaqe të tëra pyjore/kullosore pa krijuar atë që është më e rëndësishme infrastrukturën e duhur: pa ngritjen e kapaciteteve të duhura pranë NJQV, me qëllim që të kishin të gjitha mundësitë e menaxhimit të kësaj pasurie kombëtare. Komunat e bashkitë nuk kanë kapacitetin e duhur për një ruajtje dhe administrim të qëndrueshëm të kësaj pasurie të madhe kombëtare. Nuk kanë një ide të qartë, nuk ka një ndarje të qartë administrative ndërmjet njësive të qeverisjes vendore. Mungojnë hartat me kufij të qartë administrativ ndërmjet NJQV. Me ndarjen e re territoriale do të bëhet një kaos dhe akoma nuk ka një akt nënligjor ose urdhër sesi do të ndahen pyjet komunale, aq fort të trumpetuar nga shoqatat fantazëm që operojnë në Shqipëri. Gjithashtu nuk ka një plan strategjik real zhvillimi të këtyre resurseve. Kjo duhet pare me kujdes.
6. Duhet te respektohet statusi i nëpunësit civil për specialistët e pyjeve.
7. Duke qenë se pyjet janë një pasuri kombëtare, duhet që shoqëria të paguajë për të mirat që ato sigurojnë jo vetëm në drejtim të lëndës drusore, por edhe të bimëve mjekësore, kullotjes, druve të zjarrit, rekreacionit, sekuestrimit të karbonit, mbrojtjes nga erozioni etj. Ndërmarrjet pyjore duhet të zgjerojnë gamën e aktivitetit, duke shtuar të ardhurat, të cilat duhet që t’i administrojnë vetë në masën 80% dhe një pjesë të kthehet në buxhetin e shtetit.
Këto aktivitete kanë të bëjnë me:
– Ngritjen e fidanishteve pyjore. (Ngritja e fidanishteve do bëjë të mundur që ndërmarrjet të prodhojnë vetë fidanët pyjorë dhe çdo vit të planifikojnë pyllëzime, duke shtuar sipërfaqet pyjore)
– Ngritjen e brigadave të punëtorëve në pyje.
– Kryerjen e rrallimeve në pyje dhe shitjen e lëndës drusore nga vetë ndërmarrja.
8. Ristrukturimi i Drejtorive solli zhdukjen e Inspektorit te pyjeve. Pylli sot nuk kontrollohet, nuk menaxhohet nga afer, nuk ruhet nga keqberesit dhe c’eshte me e rendesishmja, pylli nuk studiohet. Në këtë mënyrë, kjo pasuri do te mbetet vazhdimisht e pakontrolluar dhe pre e njerëzve të uritur për fitime. Duhet medoemos te ngrihet struktura e inspektorit te pyllit, i pajisur me uniforme dhe arme, me mjete logjistike e teknike.
9. Për të shmangur dëmtimet nga zjarret, duhet që gjatë muajve të verës të punësohen vrojtues sezonalë. Punësimi i tyre është mjaft i leverdisshëm ekonomikisht, pasi nëse me rrogën aktuale do të punësohet 1 specialist vrojtues për një periudhë 4 – 5 mujore, shteti duhet t’i paguajë atij një pagë prej (5 muaj x 30.000 lekë =150.000 lekë). Nëse pylli do të digjet, vetëm për 1 Ha pyll të djegur që të ripyllëzohet kostoja shkon nga 200.000 – 300.000 Leke.
10. Të hartohet një program kombëtar për pyllëzimin e sipërfaqeve pyjore, duke shtuar fondin pyjor te cdo drejtorie rajonale me te pakten 15 – 20 Ha në vit.
11. Të ndryshohet mënyra e përdorimit të lëndës drusore për ngrohje. Numri i familjeve qe perdor sobe me dru zjarri ne Shqiperi (sipas censusit 2011) është 480.056 dhe po të bëjmë një llogari se ata konsumojnë mesatarisht 7 m3 në vit, atëherë sasia e përgjithshme e materialit drusor shkon 480.056 × 7 = 3.360.392 m3. Rrezikojme qe ne vitet e ardhshme te ngelemi pa dru dhe pa ngrohje me dru. Sa më shpejt duhet bërë një studim në terren rreth perspektivës së materialit drusor. Unë si ish-inspektor e di sesa me intensitet punojnë kontrabandistët në shkatërrimin dhe degjenerimin e materialit drusor.
12. Të rishikohet sistemi i taksave në drejtim të lëndës drusore që del dhe hyn nga Shqipëria, ose te ndalohet me ligj eksporti i lendes drusore per te pakten 5 vjet, derisa të rehabilitohet mënyra e shfrytëzimit të lëndës drusore tek ne.
13. Të ndalohet rreptësisht për një afat kohor të pacaktuar prodhimi i lëndës drusore për minierat dhe fabrikat e drurit. Nga mali duhet te vilet vetëm material dru zjarri për popullatën konform ligjeve dhe praktikave pyjore europiane.
14. Çdo drejtori të ketë të paktën 5 – 6 makina, pajisje kundra zjarrit, uniforma serioze. Drejtoria e përgjithshme duhet të ketë një helikopter. Duhet të ndërtohen kulla vrojtimi. Etj.
15. Duhet te shikohet si shumë e rëndësishme; ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i diversitetit biologjik në ekosistemet pyjore dhe kullosore. Cdo drejtori te kete nje njesi te specializuar ne kete drejtim.
16. Duhet një Inventarizim Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave. Duhet azhornuar kadastra pyjore me të dhënat sipas Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, si një ndër masat e menjëhershme që duhet të merren për këtë sektor. Akoma ju them me bindje se nuk kemi të dhëna të sakta se sa është fondi pyjor/kullosor në Shqipëri, me të dhëna të sakta në volume e lloje; kjo është puna e parë që duhet të bëhet në mënyrë urgjente. Duhet të përgatitet e miratohet një vendim për riorganizimin e kadastrës pyjore mbi baza bashkëkohore. Duke qenë një aktivitet i përhershëm, kadastra pyjore të kryhet nga një njësi e specializuar e Drejtorise se Pergjithshme.
*Ish-Inspektor pyjor ne rezervatin natyror Liqeni i Zi – Bulqize

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: