Posted by: ekolevizja | July 25, 2014

Lunacek: Vendet kandidate per BE të luftojnë korrupsionin

Portrait of MEP
Zëvendës-presidentja e Parlamentit Europian kërkon që gazetarët investigues të korrupsionit në energji të mund të punojnë pa frikë nga kërcënimet e dhuna
 
Raporti i publikuar së fundmi “Përfitues e humbës: kush përfiton nga korrupsioni në nivele të larta në sektorin energjitik në Europën Juglindore?” tërhoqi vëmendjen e medias  tek niveli i lartë i korrupsionit në sektorin energjitik, në Europën Juglindore. Sipas zëvendës-presidentes së Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, e cila nënshkroi parathënien e këtij raporti, “studimet në raport tregojnë se përfitimet nga investimet në energji janë të larta, por dhe përpjekjet për korrupsion gjithashtu”
Një ndër rastet e raportit përmend “efektin e sanderizimit”. Kroacia, anëtare e re e BE-së, hetoi dhe dënoi ish-kryeministrin, Ivo Sanader, për marrjen e 10 milion eurove rryshfet nga kompanitë hungareze e austriake. Sipas Lunacek, “kjo tregon se korrupsioni i niveleve të larta nuk njeh kufij, dhe duhet të luftohet me intensitet si nga vendet anëtare të BE-së, ashtu dhe nga vendet kandidate.”
Fatkeqësisht-siç duket dhe nga raporti- gazetarët e guximshëm përballë pushtetarëve të fortë, si Arbana Xharra e Zëri-t të Kosovës, janë kërcënuar, sulmuar madje dhe paditur për përpjekjen në zbulimin e allishverisheve.
Lunacek theksoi rëndësinë e lejimit të gazetarëve investigues që të punojnë pa u penguar. “BE promovon lirinë e fjalës në komunikimin e saj me vendet aspiruese për anëtare. Ajo mbështet gazetarinë cilësore investigative, e cila shfaqet dhe në këtë raport. Vendet aspiruese për anëtare në BE duhet të sigurojnë që gazetarët të punojnë pa u trembur nga dhuna apo kërcënimet.”
Sipas Strategjisë Rajonale Energjitike të Komunitetit të Energjisë, e vitit 2012, pothuaj 30 miliard euro investime pritet të realizohen në sektorin energjitik të Europës Juglindore në dekadën e ardhme. “Kjo është sa një mundësi aq dhe një sprovë për vlerat thelbësore të themeleve të BE-së: për demokracinë, shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut,” deklaroi Lunacek. “U takon udhëheqësve, si dhe shoqërisë civile, të ndërtojnë një sektor energjitik që nuk helmon mjedisin përmes ndotjes, apo qeverisjen përmes korrupsionit”.
Nga SEE Change Net – Rrjeti për Ndryshimin e Evropës Juglindore
25 Korrik 2014
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: