Posted by: ekolevizja | July 24, 2014

Trajnimi i mësuesve mbi Natyrën dhe Biodiversitetin, në Komunën Kastrat

Nga: Elva Shala, Milieukontakt Shqipëri

Milieukontakt

 

Milieukontakt Shqipëri për 4 ditë rresht (16 – 19 Korrik 2014) zhvilloi trajnimin për mësuesit e zonës Kastrat, Shkrel, Reç e Koplik mbi natyrën dhe biodiversitetin. Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit Edukimi për Natyrën: Rruga drejt një familje më të fortë e më të bashkuar (E2N), financuar nga programi i Zhvillimit te Rajonit Verior (RDP) dhe zbatuar nga Komuna Kastrat dhe Milieukontakt Shqipëri.

Trajnimi synonte dhënien e njohurive dhe aftësimin e 12 mësuesve lokal në tema si: natyralizmi, uji, energjia, mbetjet dhe gjurma ekologjike. Cikli i të mësuarit për të rritur dhe metoda Fëmija për Fëmijën ishte metodologjia e aplikuar që ndihmoi jo vetëm në përfshirjen dhe aktivizimin maksimal të mësuesve por dhe në hartimin hap pas hapi të programeve mujore dhe javore, apo identifikimin e mjeteve të nevojshme për praktikimin e orëve. Po ashtu një vëmendje të vecantë ju kushtua edhe zbatimit të praktikave ekologjike në kamp si psh: mbledhja e ujit të shirave, ndarja e mbetjeve, serra me bimë të zonës, vendosja e paneleve diellore, etj.

Ekspertët u shprehën të kënaqur për ecurinë e trainimit, dëshirën e pjesëmarrësve për të nxënë koncepte dhe adaptuar ndaj metodologjisë. Aftësitë profesionale të mësuesve lokal gërshetuar me teknikat e marra dhe programet që do të zhvillohen do të jenë kyçi i suksesit dhe do të vendosin në baza të shëndosha ecurinë e eko-kampit në të ardhmen. Pjesëmarrëset theksuan se ky projekt është mjaft i nevojshëm dhe i domosdoshëm për zhvillimin e zonës, aktivizimin social të fëmijëve dhe zhvillimin e turizmit në përgjithësi. Hapja e eko-kampit funksional përgjatë gjithë vitit është iniciativa e parë që aplikohet në Shqipëri.

Partner shumë i rëndësishëm në këtë trainim ishte dhe Zyra Rajonale e Arsimit për Malësinë e Madhe e cila ndihmoi në përzgjedhjen e mësuesve, identifikimin e tematikave por edhe në angazhimin për ta prezantuar eko-kampin tek të gjitha shkollat e Malësisë së Madhe si një qendër edukimi dhe praktikimi të zhvillimit të qëndrueshëm.

Trainimi u finalizua me çertifikimin e mësuesve që do të transmetojnë njohuri dhe luajnë së bashku me nxënësit e moshës 9-14 vjeç gjatë muajve gusht e shtator në Eko Kamp.

Për më shumë informacion mbi projektin mund të vizitoni: www.milieukontakt.org www.facebook.com/Milieukontakt.Al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: