Posted by: ekolevizja | July 17, 2014

Bota gjithnjë e më e rrezikuar nga ndryshimet klimatike

Pregatiti: Alisa Peçi

Permbytjet

Bota tashmë është gati pesë herë më e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore në krahasim me vitet 1970, për shkak të ndryshimeve klimatike. Ky është përfundimi i një raporti të fundit nga Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Gjatë dekadës së parë të shekullit të 21, kanë ndodhur 3496 fatkeqësi  natyrore nga përmbytjet, stuhitë, thatësirat dhe valët e të nxehtit. Këto katastrofa natyrore rezultojnë se kanë ndodhur rreth pesë herë më shumë se ato të raportuara gjatë viteve 1970 (përkatësisht 743). Këto fatkeqësi  natyrore në rritje  kanë ardhur si rrjedhojë e ndryshimit të klimës.

Përveç  dëmeve të shkaktuara në humbje njerëzish, raporti publikon dhe dëmet kolosale ekonomike të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Numri i fatkeqësive natyrore të raportuar në dekada (1971-2010)

New Picture (9)

Blu e errët – Përmbytjet. Blu e hapur – Lëvizje masive të lagështa. Jeshile – Stuhitë. E verdhë – Thatësira. E purpurt – Temperatura ekstreme. Portokalli – Zjarret

Përmbytjet dhe megastuhitë kanë qenë fatkeqësitë kryesore natyrore përgjatë viteve 2001-2010. Rreth 80% e 3496 fatkeqësive të dekadës së fundit kanë qenë për shkak të përmbytjeve dhe stuhive. Nivelet e deteve janë në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike. Ka prova në rritje se ngritja e temperaturave ka rritur forcën shkatërruese të uraganëve.

Numri i vdekjeve nga fatkeqësitë natyrore në dekada (1971-2010)

New Picture (10)

Blu e errët – Përmbytjet. Blu e hapur – Lëvizje masive të lagështa. Jeshile – Stuhitë. E verdhë – Thatësira. E purpurt – Temperatura ekstreme. Portokalli – Zjarret

Valët e të nxehtit nuk janë regjistruar si kërcënim në vitet 1970. Ndërsa në periudhën 2001- 2010, ato ishin një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga fatkeqësitë natyrore, së bashku me stuhitë. Vetëm në Rusi, më shumë se 55.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e valës së të nxehtit në vitin 2010.

Humbjet ekonomike nga fatkeqësitë natyrore në dekada (1971-2010)

New Picture (11)

Blu e errët – Përmbytjet. Blu e hapur – Lëvizje masive të lagështa. Jeshile – Stuhitë. E verdhë – Thatësira. E purpurt – Temperatura ekstreme. Portokalli – Zjarret

Në vitin 2010 dëmet ekonomike nga fatkeqësitë natyrore ishin rreth 5.5 herë më të mëdha se në vitet 1970. Kjo faturë ekonomike në rritje, ka ardhur për shkak të përmbytjeve. Kostoja e fatkeqësive u rrit, duke kapur shifrën e 864miliardë $ në dekadën e fundit.

Ndryshimet klimatike kanë sjellë një sërë problemesh në sektorin e bujqësisë, shëndetësisë (sëmundjet infektive) dhe ekonomisë shqiptare, ndonëse ende nuk janë përllogaritur saktësisht humbjet ekonomike të shkaktuara në Shqipëri, pikërisht nga ndryshimet klimatike!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: