Posted by: ekolevizja | July 15, 2014

Instalohen llampa LED në disa shkolla 9 – vjeçare të Tiranës

Milieukontakt Albania

10351741_658281917590983_5284859993932457869_n

Efiçenca energjisë në shkolla është një nismë e ndërrmarrë së fundmi nga organizata “Milieukontakt Albania”. Kjo organizatë është nismëtare e një fushate të gjatë edukimi dhe ndërgjegjësimi përsa i përket kursimit të energjisë dhe përdorimit te saj në mënyrë sa më efiçente. Fushata e ndërgjegjësimit ka filluar 1 vit më parë ku rreth 250-300 nxënësve nga pesë shkolla fillore në Tiranë ju dhanë disa orë mësimi mbi Efiçencën e Energjisë.

Çfarë është efiçenca e energjisë? Si duhet të sillen fëmijët? Cilat janë njohuritë bazë për mos ta shpërdoruar energjinë?

Këtë vit Milieukontakt ishte prezente në tre shkolla të tjera ku përveç ndërgjegjësimit të nxënësve për rëndësinë që ka efiçenca energjisë, shoqata ndërmori dhe një investim për të ndryshuar llambat e thjeshta inkadeshente të shkollave me llambat LED. Shkollat e perzgjedhura ishin shkollat “4 Dëshmorët”, “Androkli Kostallari” dhe “Xhezmi Delli”.

Rreth 350-400 nxënës nga të treja shkollat u trajnuan në lidhje me masat që duhen marr mbi kursimin e energjisë dhe përdorimin sa më efiçent të saj.

Përveç orëve mësimore që u zhvilluan, Milieukontakt punoi së bashku me një grup nxënësish nën kujdesin e një eksperti energjie për të hartuar një raport auditimi energjie për secilën nga shkollat. Në përfundim nxënësit dolën me rekomandime e masa që duhen marrë për të përmirësuar sistemin e energjisë në ambjentet e shkollës. Përmes këtij proçesi nxënësit mësuan se si bëhet auditimi i një ndërtese.

Raporti përveç të tjerave evidentoi se në shkolla të ngjashme në botë, ndriçimi zë 18% të kostos dhe në Shqipëri 30%. Një tjetër rekomandim i nevojshëm ishte instalimi i një sistemi ngrohje qëndrore për shkollat i cili do të jetë i nevojshëm për periudhën e dimrit. Raporti i është vënë në dispozicion drejtorisë së shkollës e cila mund të marrë masa të mëtejshme për përmirësimin e problematikave që janë adresuar në raport. Një falenderim i sinqertë i shkon pikërisht drejtoreshave të të treja shkollave për suportin që kanë dhënë për të pasur një aktivitet sa më të suksesshëm.

Këto 3 shkolla ishin të ndriçuara një pjesë nga llamba të thjeshta inkadeshente dhe pjesa tjeter nga neona të cilët ishin tepër të amortizuar. Çelsat dhe prizat e shkollës gjithashtu ishin në gjendje jo të mirë. Milieukontakt  mundësoi zëvendësimin e llambave të thjeshta inkadeshente me rreth 300 llamba LED në ambjentet e të treja shkollave, duke i dhënë rëndësi jo vetëm ndriçimit por edhe instalimit të tyre së bashku me plafoniera, për të pasur dhe një impakt vizual sa më të këndshëm për fëmijët. Gjithashtu u rregulluan të gjithë çelsat dhe prizat te cilat përbënin rrezik për fëmijët.

Investimi i bërë pritet t’i kthehet shkollës për një periudhë 1 vjeçare si pasojë e kursimit të faturës së energjisë. Ky investim i kryer në këto tre shkolla ishte dhe një demostrim për t’ju treguar nxënësve jo vetëm nga ana teorike por dhe nga ana praktike se cilat janë masat që ato duhet të ndërrmarrin edhe në shtëpitë e tyre së bashku me prindërit. Përveç sensibilizimit mjedisor, ky investim do të sjellë dhe një faturë mujore 30% më të ulët të energjisë elektrike.

Ky është një shembull konkret i cili mund të zhvillohet në vitet e ardhshme në shkolla të tjera dhe jo vetëm në qytetin e Tiranës. Milieukontakt është e hapur për bashkpunime me partnerë të tjerë siç mund të jenë Qeveria, Bashkitë  dhe Ojf të ndryshme.

shkolle me eficence energjie, Milieukontakt

Shkollat  4 Dëshmorët ”, “Androkli Kostallari”, “Xhezmi Delli” në fund të proçesit janë çertifikuar si shkolla që kanë ndërmarrë inciativa dhe masa në drejtim të efiçencës së energjisë.

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: