Posted by: ekolevizja | July 14, 2014

Pse është e rëndësishme të hamë ushqime organike?

Përshtati: Alisa Peçi

organicfood

Ushqimet organike janë më të mira për shëndetin se sa ushqimet konvencionale. Ky është përfundimi i një studimi të ri të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Newcastle në Angli.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit thanë se frutat, perimet dhe drithërat organike përmbajnë përqendrime shumë herë më të larta të antioksidantëve se prodhimet konvencionale. Ata shtuan se në prodhimet organike dhe drithërat janë gjetur nivele të ulëta të metaleve toksike dhe pesticideve.

Ky studim  mund të jetë më i madhi i këtij lloji – pasi studiuesit analizuan më shumë se 340 studime ndërkombëtare, që evidentonin dallimet ndërmjet kulturave organike dhe konvencionale.

Shumë nga këto përqëndrime të antioksidantëve reduktojnë shfaqjen e sëmundjeve kronike ( kardiovaskulare dhe neurodegjenerative), kancerit etj. – u shprehën studjuesit. Hulumtuesit shtuan se mbetjet e pesticideve ka gjasa të jenë katër herë më të mëdha në kulturat konvencionale sesa ato organike. Në prodhimet organike dhe drithërat janë gjetur përqëndrime shumë më të ulëta të kadmiumit, një metal toksik i rëndë.

Autori i studimit Carlo Leifert në një komunikim për mediat u shpreh se ky është një informacion mjaft i rëndësishëm për konsumatorët, se deri më tani informacioni ka qenë konfuz dhe në shumë raste kontradiktor.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: