Posted by: ekolevizja | July 10, 2014

Mjedisi, Shëndeti dhe Mirëqenia

Përshtati: Alisa Peçi

wellbeing and happiness

Mjedisi natyror sjell përfitime për shëndetin dhe cilësinë e jetës, ndërsa ndotja e mjedisit ka kosto të mëdha. Për fat të keq, lidhjet  ndërmjet mjedisit, shëndetit dhe mirëqenies shpesh nuk janë vlerësuar nga shkenca dhe politika. Një raport i ri thekson rëndësinë e një qasje sistematike e cila i sheh të ndërlidhura Mjedisin, Shëndetin dhe Mirëqenien.

Ndryshimi i klimës nuk është vetëm një çështje mjedisore. Ajo është gjithashtu një çështje e shëndetit. Poleni i luleve është mjaft agresiv në shëndetin tonë, duke shkaktuar reaksione alergjike. Kështu një në pesë evropianë vuan nga alergjitë, një në shtatë është me rrufë alergjike dhe një në njëmbëdhjetë me astmë. Evidencat tregojnë se ndryshimi i klimës është duke e bërë polenin më të fuqishëm dhe zgjerimin e sezonit polen. Autoritetet shëndetësore duhet të parashikojnë ndryshimin e klimës në mënyrë që të përshtaten dhe marin masa për rreziqet e ardhshme shëndetësore.

Prandaj mjedisi, shëndeti dhe mirëqenja duhen  parë së bashku dhe jo veç e veç, sepse këto çështje nëse shihen të integruara sjellin një sërë përfitimesh për shoqërinë. Ky përfundim vjen nga një raport i fundit mbi mjedisin, shëndetin dhe mirëqenien, publikuar nga Komiteti Shkencor i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA). Dokumenti reflekton mendimet e një grupi  ekspertësh  dhe hartuesish të politikave nga fusha të ndryshme, në një seminar të mbajtur në EEA në 12 shkurt të këtij viti.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: