Posted by: ekolevizja | July 3, 2014

Investimet e përgjegjshme Sociale dhe Eko-investimet

Pregatiti: Alisa Peçi

green-investments-430x323

Ndjeshmëria publike është rritur vitet e fundit ndaj investimeve që shkatërrojnë mjedisin, që shfrytëzojnë punëtorët në vendet më pak të zhvilluara, që rrezikojnë jetën e kafshëve etj. E megjithatë ndjeshmëria publike e popullit tonë mbetet në nivel minimal, krahasuar me një sërë vendesh të tjera europiane.

Investimet e përgjegjshme sociale (SRI) synojnë të inkurajojnë bizneset që promovojnë të mirat shoqërore në fusha të ndryshme, duke përfshirë administrimin e mjedisit, të drejtat e njeriut, çështjet shëndetësore dhe zvogëlimin e varfërisë.

Eko-investimet – ose investimet e gjelbra fokusohen në çështje që lidhen me mjedisin. Teknologjitë me interes për investitorët e gjelbër mbulojnë një gamë të gjerë të industrive duke përfshirë:

• Burimet e rinovueshme të energjisë të tilla si dielli, era, dhe gjeotermale

• Teknologji të magazinimit të energjisë të tilla si: bateri për makina hibride ose elektrike

• Biokarburantet prodhuar nga burime jo-të naftës

• Energji efiçente në ndërtesa

• Riciklimi

• Etj…

Disa kompani që shpesh përfshihen në listat e mundësive për investime eko-miqësore nuk janë të përfshirë në mënyrë specifike në çështjet e mjedisit, por më tepër përpiqen të reduktojnë gjurmën e tyre të karbonit duke përdorur materiale të riciklueshme etj. Gjithsesi, përqasja e tyre ekologjike është mjaft pozitive. Eko-investimet duhet të kenë një përhapje më të gjerë në të ardhmen pasi janë mjaft të vlefshme në aspektet mjedisore, sociale dhe ekonomike.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: