Posted by: ekolevizja | June 26, 2014

Korrupsioni, një pengesë serioze për transformimin e sistemit të energjisë

Konferenca per korrupsionin_24 qershor_2014

Korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë është i përhapur në vendet e Evropës Juglindore. Me dhjetëra miliona euro shkojnë dëmet nga korrupsioni në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor. Një raport mbi korrupsionin në Ballkan, “ Fitues dhe humbës: Kush Përfiton nga nivelet e larta të korrupsionit në sektorin e energjisë të Europës Juglindore?”  është bërë i ditur më 24 Qershor gjatë konferencës së nivelit të lartë të mbajtur në ambjentet e Komisionit Europian në Bruksel, organizuar nga rrjeti SEE SEP. Përfaqësuese nga partnerët shqiptarë të rrjetit, ishte Rita Strakosha, nga Qendra Grupimi Ekolevizja.

Në raport përfshihen dy raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta të qeverisjes, të trajtuara në median shqiptare dhe atë rajonale si të tilla: rasti i Z. Ilir Meta (i shpallur i pafajshëm me vendim gjyqësor) dhe ai i Znj. Argita Berisha (për të cilën nuk ka pasur ndonjë hetim zyrtar).

Sipas Garret Tankosić –Kelly, lider i rrjetit SEE SEP, që korrupsioni të luftohet, BE-ja ka nevojë ti kushtojë vëmendje të vecantë ngjarjeve në sektorin e energjisë duke përfshirë privatizimet, tenderimin e projekteve të reja, planet qeveritare (të cilat shpesh nuk reflektojnë një politikë të qëndrueshme). Në energji preferohen projektet madhështore sepse hapin mundësi të mira korrupsioni, por projektet e vogla të energjisë diellore-të nënvleftësuara në rajon- do të ishin më pozitive për furnizimin me energji.

Raporti një ndër rekomandimet më të forta që i drejton Shqipërisë është : forcimi i rolit të prokurorit të përgjithshëm dhe reformimi me urgjencë i sistemit gjyqësor, në bashkëpunim me BE-në.

Për gjithë rajonin raporti rekomandon publikimin në internet të deklaratave të pasurisë, të deklaratave tatimore të funksionarëve publikë dhe drejtuesve të ndërmarrjeve shtetërore; dhënien nga bankat e huaja të informacionit mbi pasuritë e funksionarëve publikë të vendeve të Ballkanit; publikimin e vazhdueshëm në internet nga kompanitë e energjisë të të dhënave të prodhimit, konsumit, çmimeve të energjisë etj.

Rreth 30 miliard euro janë planifikuar të shpenzohen në sektorin e energjisë në Evropën Juglindore deri në vitin 2020. Rajoni ka nevojë për burime të sigurta të energjisë dhe banorët kanë nevojë që kjo energji të jetë e pastër“, shprehet Marko Prelec, udhëheqësi i raportit . “Shtetet e Evropës Juglindore duhet të zbatojnë këto projekte të energjisë në mënyrë të pastër, transparente”.

Dirk Buschle, zëvendës drejtor i sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, deklaroi dëshirën e sekretariatit për të ngritur një gjykatë rajonale e cila do të shqyrtonte ankimimet kundër vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë (përfshirë Shqipërinë), për shkeljen e legjislacionit të harmonizuar me akine në fushën e energjisë. Ngritja e kësaj gjykate do të ndikonte pozitivisht në pakësimin e rasteve të korrupsionit në energji.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: