Posted by: ekolevizja | June 23, 2014

Pesticidet, shkaktare të Autizmit

Nga: Alisa Peçi

Pesticide 2

Autizmi në mbarë botën po bëhet një problem mjaft shqetësues. Gjatë viteve të fundit është evidentuar një rritje e të prekurve nga Autizmi. Kjo ka çuar në shfaqjen e një interesi gjithmonë e më të madh, për të realizuar studime mbi shkaktarët e kësaj sëmundjeje. Autoritetet shëndetësore në SHBA, bëjnë të ditur se aktualisht 1 në 68 fëmijë është autik. Edhe në Shqipëri, flitet se ka një rritje të të prekurve nga kjo sëmundje nga viti në vit, ndonëse nuk ka shifra zyrtare.

Një studim i zhvilluar së fundmi në Kaliforni sjell fakte mbi korelacionin e  pesticideve me sëmundjen e autizmit. Studimi evidentoi se gratë shtatzëna që jetojnë pranë fermave ku aplikohen pesticidet, ishin më të riskuara për të pasur fëmijë me autizëm. Shkalla e riskut ishte dy të tretat më e lartë, në krahasim me gratë shtatzëna  të cilat nuk ishin të ekspozuara ndaj pesticideve.

Studimi evidentoi se rreziku i shfaqjes së sëmundjes së autizmit ishte më i madh, kur pesticidet ishin aplikuar gjatë muajit të dytë dhe të tretë të shtatzanisë. Autorët e studimit thanë se truri i fetusit është mjaft i ndjeshëm ndaj pesticideve.

Studjuesit e përfshirë në studim u bëjnë thirrje të  gjitha grave shtatzana: “ Duhet të keni një kujdes të veçantë për të shmangur kontaktin me kimikatet bujqësore, sa herë që është e mundur”. Megjithëse kjo është një thirrje që i drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë grave shtatzana, në mënyrë indirekte i drejtohet të gjithë shoqërisë, për t’i mbrojtur fëmijët nga pesticidet.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: