Posted by: ekolevizja | June 16, 2014

Aktivitete në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë

Nga: Agim Blloshmi

Parku Shebenike-Jabllanice

Megjithëse koha ishte e keqe me shi të rrembyeshem, u hap sezoni turistik në Dorëz të Librazhdit, mu në zemër të  Parkut Kombëtar Shebenik- Jabllanicë. Eshtë viti i shtatë që në këtë zonë vazhdon të bëhet traditë dhe është kthyer në një festë të vecantë, ku spikatin vlerat kulturore ekoturistike të zonës së Parkut Kombëtar.

Dorëzi është një nga zonat më të bukura dhe kreative të Parkut Kombëtar. Në festën e organizuar nga Shoqata Dorëz dhe Komuna  Qendër u zhvilluan një numër i madh aktivitetesh kulturore dhe artistike.

Më të mirët, u stimuluan me çmime dhe vlerësime. Aktivitetet që u zhvilluan ishin: kampionat shahu, lojra me dorë, futboll, këngë dhe disa valle nga trevat e Librazhdit. Të pranishëm ishin dhe shumë qytetarë dhe ish punojës që kanë punuar para shumë vitesh në Librazhd. U vlerësua dhe puna e mirë e bërë për mbrojtjen e Parkut Kombëtar dhe të pyjeve, florën dhe faunën, për resurset e Parkut Kombetar, për vlerat dhe për trashëgiminë etnokulturore.

Në këtë aktivitet Shoqata Egnatia Librazhd si pjesë e rrjetit  mjedisor “ECIM” në bashkëpunim me Qendrën Grupimi Ekolëvizja, në kuadër të Programit SENIOR-A zhvilluan një vizitë në Parkun Kombëtar për të shpalosur programin dhe informimin e publikut. Nga Egnatia u shpërndanë fletëpalosje ku komuniteti informohet për të drejtat e tij, për pjesmarrjen publike sipas Konvetnës së Arhusit, si mundet ti drejtohen gjykatësit. Atyre ju dha informacion mbi REC Albania, Parkun Kombëtar, resurset dhe rëndësinë  e mbrojtjes së tij. Gjithashtu, atyre ju fol dhe për HEC-et, dëmet që ato po sjellin në florën dhe faunën e  zonës. Aleksandër Trajce specialist për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, dhe Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, thotë për Rrjetin “ECIM” se parku Kombëtar është një nga parqet më të veçanta në Shqipëri, ku rriten shume  kafshë që janë në Librin e Kuq, mundet të përmendim dhe rrëqebullin e Ballkanit i cili është fotografuar në Park, ariun e murrmë, kaprollin, gjelin e egër etj

Parku duhet të mbrohet, pasi ka vlera ekoturistike dhe kulturore qe shfrytëzohet nga  biologë, shkencëtarë, turistë dhe një e ardhur e mirë për banorët e zonës, bën pjesë në brezin e gjelbër. Trajce më pas  shpjegon se:

Fauna

Parku Kombëtar i Shebenik- Jabllanicës konsiderohet si një ndër bërthamat kryesore të llojit më të kërcënuar në Shqipëri, rreqebulli i Ballkanit (Lynx martinoi). Parku është gjithashtu habitat i ariut të murrmë (Ursus arctos), ujkut (Canis lupus), dhisë së egër (Rrapicapra rupicapra), derrit të egër (Susscrofa), lundërzës (Lutra lutra), etj. Ujërat e freskëta të lumenjve të parkut janë habitat i toftës së kuqërremtë (Salmo trutta fario).

Flora

Zona e Shebenik – Jabllanicës dallohet për florën e pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të shumta gjeologjike e gjeografike, duke krijuar larmi mikroklimatike dhe habitatesh. Ndër llojet kryesore të bimësisë përmendim, ahun (Fagus Sylvatica), bredhin (Abies Alba), lloje të ndryshme të dushkut (Quescus), lloje me prezencë më të rrallë si plepi (Populus tremula), shelgu (Salix purpurca), panja (Acer platanoides), si dhe bimë barishtore insektngrënëse, manushaqja e dukagjinit (Viola ducadjinika), e rrallë dhe e rrezikuar si dhe genista  endemike (Genista hassertiana).

Me tej Trajce shprehet: në kontekstin  social ekonomik Librazhdi është qyteti më i afërt me Parkun Kombëtar. Aktivitetet ekonomike janë kryesisht, bujqësia, pylltaria dhe blektoria. Parku përdoret nga banorët e zonës për mbledhjen e bimëve mjekësore dhe aromatike, kullotjen e gjese se gjallë dhe lënde drusore.

Çështjet kryesore të Menaxhimit

Mbrojtja afatgjatë e biodiversitetit të pasur dhe përdorimi e qëndrueshëm i burimeve natyrore janë sfidat kryesore që lidhen me menaxhimin e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës. Kërcënimet kryesore ndaj ekosistemit të Shebenik-Jabllanicës janë kullotjet, rreziku i zjarreve dhe gjuetia e paligjshme.

Plani i menaxhimit

Plani i menaxhimit të Parkut Kombetar të Shebenik-Jabllanicës, që do te perdoret si udhërrëfyes për të ardhmen e zonës, dhe është duke u përgatitur nga IUCN dhe që nga Janari i vitit 2012 autoritetet, institucionet e interesuara si dhe banorë të zonës janë përfshirë në këtë proces. Plani është përgatitur në kuadër të projektit “Mbështetjes Institucionale për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri”, financuar nga Kooperacioni Italian dhe zbatuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Projekti, në nivel kombëtar, mbështet Ministrinë e Mjedisit, për rritjen e kapaciteteve për të planifikuar dhe menaxhuar zonat e mbrojtura në vend.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: