Posted by: ekolevizja | June 10, 2014

Vizitë në Qendrën Ekologjike të Edukimit Mjedisor “EDEN” në Tiranë

Nga: Qendra EDEN

Shtepiza ekologjike EDEN

Data 5 qershor 2014 shënon Ditën Botërore të Mjedisit që prej vitit 1973. Këtë ditë Qendra EDEN e festoi duke ri-hapur qendrën Ekologjike të Edukimit Mjedisor “EDEN” pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Qendra është ndërtuar për herë të parë në vitin 2007-2008 me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Bankës ProCredit. Për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës në vitin 2011 kjo qendër u ç’montua. Rikthimi sërish në jetë i saj erdhi si pasojë e mbështetjes financiare të GEF/SPF (Global Environment Facility) Shqipëri.

Në këtë shtëpizë ekologjike ndriçimi dhe ngrohja e ujit realizohen me panele diellore, furnizimi me ujë realizohet nga sistemi i grumbullimit të ujit të shiut dhe përfundon në një depozitë, është ndërtuar gropa septike e cila është lidhur me sistemin e kanalizimeve dhe shumë ide të tjera ekologjike janë nëpër punim për të ardhmen ndërkohë që funskioni i saj kryesor është zhvillimi i Edukimit Mjedisor.

Aktiviteti u përshëndet nga drejtoresha e qendrës EDEN, Znj. Ermelinda Mahmutaj dhe Z. Arian Gace, koordinatori programit të granteve të vogla në GEF dhe vijoi me guidë të detajuar për fëmijët e shkollave, të kopshteve dhe për të pranishmit e tjerë në ambjentet e jashtme dhe të brendshme të qendrës ekologjike.

Përvecse një model i gjallë se si mund të funksionoj një shtëpi ekologjike, kjo qendër përfaqëson insistimin e organiztës dhe të mbështetësve të saj që nisma të tilla të mos zhduken nga faktorë të ndryshëm por të qendrojnë fort në këmbë. Gjërat e mira duan punë dhe këmbëngulje për të qenë të qendrueshme!” – shprehet Z. Gace.

Shtëpiza do të qendrojë vazhdimisht e hapur, dhe aktualisht skuadra e qendrës EDEN po punon në rimodelimin e programit mjedisor qëzhvillohet aty. Kështu qëndroni vazhdimisht të përditësuar me ne në faqen:

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10152242526102561.1073741864.319334287560&type=3

Ftojmë fëmijët, nxënësit e shkollave të cilët do të mbajnë gjallë funksionin e kësaj qendre; falenderojmë mbështetësit financiarë dhe bashkëpunuesit tanë që besuan në këtë ide dhe që ndihmuan në rivënien në jetë të saj. Besojmë se kjo ditë është një urim i mirë për këtë qendër.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Promovimi i energjisë alternative me shembuj konkret në sytë e qytetarëve!” në partneritet me shoqatën “Together for life” i mbështetur financiarisht nga GEF Shqipëri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: