Posted by: ekolevizja | May 28, 2014

Peticion për ndalimin e pesticideve në ushqimet e foshnjeve

Nga: Alisa Peçi

bebi

Në Zelandën e Re, një peticion me 4200 firma do t’i dorëzohet të enjten në parlament deputetes së Partisë së Gjelbër znj. Mojo Mathers, duke bërë thirrje për një ndalim të pesticideve në ushqimet për foshnjet. 31 % e ushqimit të foshnjes përmban mbetje të pesticideve në Zelandën e Re. Kjo përqindje është  bërë e ditur nga një studim i realizuar në fund të vitit 2009 mbi ushqimet e fëmijëve. Disa nga pesticidet e gjetura janë kancerogjene dhe çrregullues endokrinë.  Duke qenë se trupi i foshnjeve është mjaft i vogël, ata janë më vulnerablël ndaj efekteve negative të pesticideve, në krahasim me grupmoshat e tjera.

Fushata për Ushqim të Sigurt, së fundmi  ngre zërin  për të hartuar politika dhe marrë masa konkrete për t’i mbrojtur  foshnjet nga pesticidet. “Ne i kërkojmë Parlamentit zero tolerancë të pesticideve në ushqimet për fëmijë, “- shprehet Alison White, aktiviste në Fushatën për Ushqim të Sigurt, e cila do të paraqesë kërkesën në parlament.                                                                                                         “Foshnjet në Zelandën e Re meritojnë të njëjtën nivel mbrojtjeje nga pesticidet, sikundër foshnjet europianë”- shtoi më tej znj.White.

Gjatë dorëzimit të peticionit znj. Mathers, deputetes së Partisë së Gjelbër, do të jenë të pranishme dhe  mjaft nëna  me foshnjet  e tyre.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: