Posted by: ekolevizja | May 20, 2014

Studim i ri: Bisfenoli A shton dështimet

Nga Rita Strakosha

Në një studim të publikuar në prill në revistën “Pjelloria dhe Steriliteti” gratë e ekspozuara ndaj niveleve të larta të bisfenolit A në fillim të shtatëzanisë kishin risk 83% më të lartë për dështim se gratë me ekspozimin më të ulët.

Ky studim i shtohet studimeve të mëparshme që tregojnë se ekspozimi ndaj bisfenolit A ndikon në sistemin riprodhues. Sot në botë ka kapacitet për prodhimin e 2.2 milion tonëve Bisfenol A. Bisfenoli A gjendet në plastikën polikarbonat, në cipën e brendshme të kanoçeve etj..

115 grave shtatëzëna që ndiqeshin nga klinika gjinekologjike e Universitetit Stanford, ju analizua niveli i bisfenolit A në gjak në fillim të shtatëzanisë. Ato u ndanë në 4 grupe në varësi të nivelit të bisfenolit A në gjak. Pas kësaj kjo u krahasua me numrin e dështimeve. Gratë në grupin e parë (me më shumë ekspozim ndaj bisfenolit A) kishin risk 83% më të lartë për dështim, ato në grupin e dytë kishin risk të rritur me 58%, kurse gratë në grupin e tretë kishin risk të rritur me 30%.

“Çiftet që kanë probleme fertiliteti i këshillojmë të pakësojnë ekspozimin ndaj bisfenolit A” thonë shkencëtarët e studimit, të udhëhequr nga Ruth Lathi, profesore e asociuar në obstetrikë dhe gjinekologji, në Universitetin e Stanfordit.

Në vitin 2005 një studim japonez tregoi se 45 gra që kishin 3 a më shumë dështime të hershme, kishin trefishin e bisfenolit A në gjak në krahasim me 32 gra që nuk kishin probleme të tilla..

Sipas përfaqësueses së shoqatës së industrive kimike, Kathryn John, problemi  me studimin është se ka bërë vetëm një matje të bisfenolit A.

Rreth 90% e njerëzve në SHBA kanë bisfenol A në gjak.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: