Posted by: ekolevizja | May 20, 2014

Si të reduktohet ekspozimi i fëmijëve ndaj pesticideve dhe herbicideve?

Nga: Alisa Peçi

child playing with pesticides 3

Për shkak se fëmijët janë  të vegjël, trupat e tyre dëmtohen më lehtë nga kimikate të tilla si pesticidet dhe herbicidet. Doza të vogla me kalimin e kohës mund të çojnë në efekte të dëmshme. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), një organizatë jofitimprurëse për pediatër, rekomandon mbrojtjen e fëmijëve nga pesticidet pasi ato shkaktojnë sëmundjen e kancerit që në fëmijëri, probleme në sjelljen e tyre si dhe i zvogëlojnë funksionin njohës. Megjithëse prindërit mundohen tu sigurojnë të gjitha kushtet fëmijëve dhe tu ofrojnë përkujdesjen maksimale ka gjëra që ata nuk dijnë, në lidhje me kujdesin që duhet të kenë ndaj mbajtjes sa më larg të fëmijëve nga kimikatet. Përpos kujdesit të prindërve, që këto kimikate mjaft të rrezikshme t’i vendosin në vende mjaft të fshehta që fëmijët të mos i gjejnë dot, ekzistojnë mënyra që mund të reduktojnë ekspozimin e fëmijëve nga këto kimikate, rreth të cilave prindërit duhet të jenë të informuar.

Jepini fëmijëve ushqime organike

Një mënyrë e rëndësishme për të reduktuar ekspozimin e fëmijëve nga pesticidet është nëpërmjet ushqimit. Ushqimet organike kanë treguar se reduktojnë në mënyrë drastike ekspozimin e fëmijëe ndaj pesticideve.

Përdorni produkte sa më pak kimike në shtëpinë tuaj

Një mënyrë shumë e rëndësishme për të ulur rrezikun nga pesticidet në shtëpi është të blini produkte sa më natyrale, për të luftuar insekte të ndryshme. Fëmijët janë më të prekshëm ndaj kimikateve të përdorura në shtëpi, jo vetëm sepse janë më të vegjël, por edhe për shkak se ata lozin përdhe. Në lidhje me këtë problematikë një nënë e intervistuar u shpreh: “Një nga pendimet më të mëdha të mijat si nënë, kur fëmijët e mi kanë qenë të vegjël, ka qenë përdorimi i kimikateve në shtëpi për të luftuar pleshtat. Fëmijët ishin të dy në një moshë që i bënte ata mjaft të rrezikuar nga kimikatet. Rekomandoj që prindërit e tjerë të mos përsërisin gabimin tim dhe të shikojnë mundësinë e një alternative tjetër më pak toksike”.

Përdorni  produkte natyrale kundër mushkonjave

Përdorimi i produkteve natyrale kundër mushkonjave është një mënyrë tjetër e cila redukton  ekspozimin e fëmijëve ndaj pesticideve.

Ngrijeni zërin në komunitet, për të reduktuar ekspozimin e fëmijëve ndaj pesticideve

Fëmijët janë të ekspozuar ndaj pesticideve dhe herbicideve, edhe jashtë shtëpive tona. Psh. ata janë të ekspozuar ndaj herbicideve kur luajnë në fushat e futbollit. Duke ngritur zërin në komunitet, për kushte më të mira dhe më të sigurta në zonat ku ka fëmijë (të tilla si parqet e lodrave dhe shkollat), ju do të kontribuoni në një jetë më të shëndetshme për fëmijët tuaj si dhe për fëmijët e tjerë të komunitetit!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: