Posted by: ekolevizja | May 13, 2014

Kimikatet përgjegjëse për infertilitetin mashkullor

Pregatiti: Alisa Peçi

sapuni

Studiuesit paralajmërojnë se kimikatet në produktet e përditshme, duke përfshirë madje dhe pastën e dhëmbëve, sapunin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit, shkaktojnë infertilitetin mashkullor. Për herë të parë, një studim ka lidhur drejtpërdrejt kimikatet e zakonshme shtëpiake me dëmtimin e spermës njerëzore.

Rreth një në gjashtë çifte në Britani ka probleme në pasjen e fëmijëve. Kjo vjen si rrjedhojë e infertilitetit mashkullor, në gjysmën e këtyre rasteve. Studiuesit gjermanë dhe danezë testuan rreth 100 kimikate në produktet e përditshme  dhe zbuluan se një e treta e tyre dëmton spermën. Në listen e këtyre kimikateve është dhe triklosani, një agjent antibakterial që është më pak i përdorur sot se në të kaluarën, por gjendet ende në disa sapunë dhe pasta dhëmbësh.

Analizat laboratorike, duke përdorur një nivel të kimikateve të ngjashme me atë që trupi është i ekspozuar në përgjithësi, treguan se këto kimikate  ndikojnë negativisht në fertilitetin mashkullor. Studimi gjeti gjithashtu se dëmi ishte edhe më i madh kur spermatozoidi ishte ekspozuar në një përzierje të kimikateve. Në lidhje me këtë problematikë, studjuesi Niels Skakkebaek nga Spitali Universitar i Kopenhagës tha: “Disa nga kimikatet janë më të rrezikshme se sa i kishim menduar më parë”. Kjo, pasi vitin e Kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë  raportoi se kimikatet në produktet e përditshme ishin një ndër shkaktarët e kancerit të gjirit dhe të astmës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: