Posted by: ekolevizja | May 1, 2014

Si të pakesohet rreziku që i kanoset bleteve nga pesticidet?

Nga: Alisa Peçi

6a00d8341cc26e53ef00e54f2ae7128833-800wi

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Michigan State University, bletët kontribuojnë në prodhimin e një ndër tre ushqimeve që konsumojmë. Vlera ekonomike e tyre është 365 miliardë dollarë në vit, si dhe furnizojnë 50-80 % të ushqimit në botë.

Në lidhje me dobishmërinë e bletëve Albert Einstein ka thënë: “Nëse bletët do të zhduken njeriut do t’i mbeten vetëm 4 vite jetë. Pa bletë s’ka pllenim, s’ka fruta, s’ka kafshë, s’ka njerëz”. Për fat të keq, shumë praktika industriale bujqësore rrezikojnë jetën e tyre. Rritja e madhe  e monokulturave si:  misri, gruri, orizi ka sjellë uljen e biodiversitetit bujqësor në mbarë botën -sipas Institutit Amerikan të Shkencave Biologjike. Përveç kësaj, përdorimi i pesticideve dhe insekticideve, në mënyrë specifike neonikotinoidët kanë shkaktuar  vrasjen e  bletëve, duke bërë që kolonia e bletëve të ketë rënë në mënyrë mjaft të ndjeshme.

Jeta në Tokë pa bletët do të ishte shumë më e kushtueshme. Mungesa e tyre do të sillte pjalmim manual mjaft të shtrenjtë si dhe kohë intensive, që do të çonte në çmime të larta dhe një gamë shumë më të vogël të ushqimeve.

Si pjesë e përgjigjeve ndaj shqetësimeve në rritje dhe kërkesës për informacion më të detajuar në lidhje me efektet e pesticideve tek bletët, së fundmi ka patur ndryshime në etiketat e pesticideve si dhe janë rivlerësuar praktikat që do të minimizonin ekspozimin e bletëve ndaj pesticideve në kulturat frutore.

Michigan State University ka dhënë udhëzime për kultivuesit e frutave për minimizimin e rrezikut të pesticideve te bletët, të cilat janë:

  •  Një komunikim më i mirë midis kultivuesve të frutave dhe bletarëve
  •  Diskutimet gjatë dimrit do të ndihmonin duke përgatitur terrenin se sa koshere do të jenë të nevojshme, si dhe kur e ku të vendosen bletët në fermë.
  • Shmangja e ekspozimit të bletëve ndaj pesticideve toksike

Praktikat specifike për të minimizuar ekspozimin e bletëve ndaj pesticideve janë:

  • Të sigurohet kohë e mjaftueshme ndërmjet spërkatjes para-lulëzimit dhe vendosjes së koshereve, për të shmangur ekspozimin e bletëve ndaj pesticideve
  • Të mos aplikohen insekticide toksike, deri sa fruti të ketë  lulëzuar në mënyrë të plotë dhe të gjitha petalet të kenë rënë.
  • Spërkatja pas perëndimit të diellit mund të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e ekspozimit.
  • Të përdoren insekticidet më pak toksike
  • Nëse fungicidet janë të nevojshme gjatë lulëzimit, të spërkatet pas perëndimit të diellit, ose kur temperatura e ajrit është nën 55 gradë Fahrenheit.
  • Të mos spërkatet pranë koshereve

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: