Posted by: ekolevizja | May 1, 2014

Fëmijët francezë kanë pesticide në trup, po ato shqiptarë?

Nga Rita Strakosha

Analizat e flokut të fëmijëve francezë që jetojnë pranë fermave kanë gjetur gjurmë të 624 pesticideve në trupin e fëmijëve

A field in northern France

 

Një shoqatë franceze, Générations Futures, ka marrë mostra të flokut të fëmijëve 3-10 vjeç, që jetojnë ose mësojnë 50-100 metra larg fermave dhe i ka analizuar me një laborator të specializuar në Luksemburg.

Në 29 mostra u gjetën 624 gjurmë pesticidesh. Nga këto 52 ishin pesticide që dyshohen të jenë çrregullues endokrinë të cilët shkaktojnë tumore, difekte lindjeje, difekte në zhvillim dhe në inteligjencë.

Çdo fëmijë mesatarisht kishte në trup 21 pesticide të llojit çrregullues hormonal; 13 lloje pesticidesh u gjetën në të gjitha mostrat e studiuara. Tek fëmijët u gjetën dhe pesticide që është e ndaluar të përdoren në bujqësi por përdoren për dizinfektimin e kafshëve shtëpiake.

François Veillerette, zëdhënësi i “Générations Futures” kërkon që Komisioni Europian të përcaktojë listën e çrregulluesve endokrinë, të cilët duhet të ndalohen me ligj. Sipas tij, asnjë organizëm nuk duhet të ketë çrregullues endokrinë në trup, që e ardhmja e fëmijëve të mos rrezikohet.

Qeveria franceze ka plane për të aprovuar një strategji kombëtare kundër çrregulluesve endokrinë, por e ka shtyrë vazhdimisht afatin për aprovimin e saj.

Jean-Charles Bocquet, drejtor i Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Pesticideve, kritikoi studimin duke thënë se prezenca e gjurmëve të pesticideve nuk tregon për rrezikim të shëndetit, sidomos kur dozat janë jashtëzakonisht të vogla. Sipas tij edhe naftë do të zbulonim në flokun tonë nëse do ta analizonim.

Por sipas zëdhënësit të shoqatës franceze nuk është doza e secilit pesticid të gjetur që është problematike, por akumulimi i shumë pesticideve.

A kanë fëmijët shqiptarë në trupin e tyre gjurmë pesticidesh? Nëse po, sa? Nuk dimë të jetë kryer ndonjë studim për këtë. Sipas INSTAT-it, Shqipëria në 2010 ka importuar 1300 ton pesticide. Franca përdor rreth 3 herë më shumë pesticide se Shqipëria për frymë të popullsisë, gjithsesi ndotja nga pesticidet është problem dhe në Shqipëri si në çdo vend me bujqësi moderne. Pesticidet në Shqipëri shpesh përdoren nga fermerët pa receten dhe mbikëqyrjen e ndonjë agronomi, kurse për strategji kombëtare për kufizimin e përdorimit të pesticideve çrregullues endokrinë nuk ka ndonjë plan nga qeveria apo kërkesë nga shoqëria civile.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: