Posted by: ekolevizja | April 29, 2014

Raporti i ILO-s mbi sigurinë nga kimikatet në vendin e punës

Nga: Alisa Peçi

pesticides-are-poison

Puna në Bujqësi është një nga punët më të rrezikshme, pasi ekspozimi ndaj kimikateve të dëmshme siç janë pesticidet është mjaft i madh. “Siguria dhe shëndeti në përdorimin e kimikateve në punë” ishte tema për Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për këtë vit (28 Prill, 2014).

ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës) në një raport të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë rekomandon se duhet të merren hapat e nevojshëm për të parandaluar dhe kontrolluar rreziqet e mundshme për punëtorët në vendet e punës, komunitetet dhe mjedisin. “Kjo është një sfidë e madhe dhe një problem me të cilën përballen të gjitha vendet në botë si vendet e zhvilluara ashtu dhe ato në zhvillim. Legjislacioni në këtë drejtim është i mrekullueshëm, e cila e mbron mjedisin, punonjësit, si dhe menaxhimin e kimikateve. Gjithë problemi është se si të forcohen mekanizmat për të zbatuar një legjislacion të tillë” – thuhet në raport.

Pesticidet në vetvete janë të dobishme, pasi përmirësojnë shkallën dhe cilësinë e prodhimit të ushqimit, por problematika qëndron tek keqpërdorimi i tyre –thuhet më tej në raport. Ndaj i duhet kushtuar shumë vemendje  disa elementëve mjaft të rëndësishëm gjatë punës me pesticide sic janë: veshjet e duhura gjatë spërkatjes, doza e përdorimit të pesticideve, kushtet e spërkatjes me pesticide etj. Sipas Pavan Baichoo, oficer teknik në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), “Doza e lartë e pesticideve shkakton helmim ose vdekje”. Kjo është tashmë një fakt e pohuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas OBSH-së, rreth 5 milion njerëz kanë vdekur si dhe 86 milion njerëz janë me aftësi të kufizuar, si rrjedhojë e ekspozimit ndaj kimikateve.

Ndër rekomandimet e ILO-s, në lidhje me forcimin e sigurisë nga kimikatet në vendin e punës, është që të përdoren mjete të ndryshme për t’i informuar gjerësisht punonjësit mbi rreziqet kimike, masat parandaluese dhe mbrojtëse. Sigurisht më të riskuarit në këtë drejtim janë fermerët, por jo vetëm. Risku është gjithashtu mjaft i madh, si për mjedisin ashtu dhe për konsumatorët. Në Shipëri, nisma e ministrit të Bujqësisë z.Panariti për t’i tregtuar pesticidet me recetën e agronomit ishte mjaft pozitive. Por si gjithmonë ose mbeten në letër ose mbeten deklarata mjaft të bukura, të cilat nuk marin jetë. Nga vëzhgimet e kryera nëpër disa nga farmacitë bujqësore mu në zemër të Tiranës, na rezultoi se pesticidet mund t’i blej kushdo. Kur kjo ndodh në syrin e ciklonit, imagjinoni ç’ndodh në periferi dhe në qytetet e vogla!

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: