Posted by: ekolevizja | April 26, 2014

ISHP-ja mat cilësinë e ajrit në afërsi të lendfillit të Sharrës

Nga Rita Strakosha

Lendfilli i Sharres

Në muajin janar specialistë të departamentit të mjedisit të Institutit të Shëndetit Publik kryen matje të cilësisë së ajrit pranë lendfillit të Sharrës, nisur nga ankesa të banorëve të zones për erëra të rënda që vijnë nga lendfilli.

Monitorimi u krye në periudhën 21-27 janar 2014 në distancë rreth 300 m në veri të landfillit. Specialistët matën nivelet e ozonit, dioksidit të azotit dhe grimcave në ajër. Nga matjet rezultoi se niveli i grimcave (pluhurit) në ajër ishte tepër i lartë:

 

Nr Dt LNP(μg/m3)  PM 10 (μg/m3)  NO2 (μg/m3) O3 (μg/m3)
1 21-23.01 172  70 N/A N/A
2 23-25.01 125 38 38 68
3 25-27.01 214 82 26 54
  Norma Mesatare 170 63 32 61
  Norma BE 100 40 40 140
  Norma AL 140 70 60 110

 

LNP=grimca totale

PM10=grimca me përmasa 10 mikrometër

Pluhuri në ajër shkakton sëmundje si kanceri në mushkëri, azëm, sëmundje zemre etj.

Sipas raportit të specialistëve, të botuar në buletinin e ISHP-së në prill, ata nuk kishin mjete dhe nuk mundën të masin ndotjen e ajrit të Sharrës nga komponimet organike të sulfuruara, komponimet aminike, esteret, komponimet organike flurore, etj.

Çfarë bie në sy qoftë me Institutin e Shëndetit Publik, qoftë me Agjensitë Mjedisore Rajonale, është se këto institucione kanë buxhete për rroga punonjësish, por jo për aparate matëse, pa të cilat këto punonjës nuk mund të punojnë. Kështu ndodh që specialistët shkojnë deri në vendin e verifikimit, dhe e shumta përdorin hundët e sytë për të verifikuar ndotjen, dhe raportojnë si konkluzion  se vërtet ajri afër Sharrës është i rëndë!

Specialistët në raport kërkojnë që të ketë legjislacion për përcaktimin e normave të lejuara në ajër të këtyre ndotësve, i cili të përcaktojë dhe institucionin përgjegjës për kryerjen e matjeve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: