Posted by: ekolevizja | April 26, 2014

BE aprovon udhëzime të reja për tarifat promovuese të energjive të rinovueshme

Nga Rita Strakosha

Në 9 Prill Komisioni Europian aprovoi një udhëzues të ri mbi subvencionet shtetërore në fushën e energjisë dhe mjedisit, viti 2014-2020. Në përgjithësi, subvencionet janë të ndaluara sipas akisë (legjislacionit) europiane, por për të mbrojtur mjedisin dhe nxitur energjitë e pastra, lejohen. Synimi i këtij udhëzuesi është përcaktimi i rasteve kur lejohen subvencionet.

Forma kryesore e subvencionimit në fushën e energjisë janë tarifat promovuese dhe udhëzuesi ndryshon skemën e deritanishme të aplikimit të këtyre tarifave. Këto janë tarifa që paguhen ndaj energjisë së rinovueshme të prodhuar nga era, uji, dielli etj. dhe janë më të larta se çmimi i energjisë në treg. Shqipëria aktualisht përdor skemën e tarifave promovuese për HEC-et e vogla të reja, dhe pritet që kjo skemë të shtrihet dhe në burimet e tjera të energjive të rinovueshme me zbatimin e ligjit për energjitë e rinovueshme. Por vështirësitë financiare të sistemit energjitik shqiptar kanë bërë që qeveria të rishikojë zbatimin e skemës së tarifave promovuese. Me probleme të ngjashme po haset zbatimi i skemës edhe në BE, prandaj zhvillimet e reja në BE po ndiqen me vëmendje dhe nga specialistët shqiptarë të energjisë.

Sipas udhëzuesit të ri të Komisionit Europian, gradualisht do të zbatohet një mekanizëm tenderi për ofrimin e tarifave promovuese dhe tarifat promovuese  me kalimin e kohës do të zëvendësohen me premiume promovues (prodhuesi do të paguhet me çmim tregu plus një vlerë të caktuar). Pra jo çdo prodhues energjie të rinovueshme do të përfitojë automatikisht tarifën promovuese. Prodhuesit do të konkurrojnë me njëri-tjetrin në tender për tarifat promovuese. Kjo skemë e re do të mundësojë ekspozimin më të fortë të energjive të rinovueshme ndaj kërkesave të tregut. Në 2015-2016, vendet anëtare do të fillojnë aplikimin e tenderave të tarifave promovuese për një pjesë të impianteve të reja të energjive të rinovueshme. Nga 2017 tenderat do të aplikohen për gjithë impiantet e reja. Shtetet do të mund të përjashtojnë nga detyrimi për pjesëmarrje në tender impiantet e vogla dhe teknologjitë e papjekura. Impiantet e privilegjuara do të jenë ato me fuqi 6 Mw/era, 1 Mw/dielli,biomasa. Impiantet 3 Mw/era dhe 500 Kw/diell ose biomasë, do të mund të vazhdojnë të përfitojnë nga tarifat promovuese (në vend të premiumeve) dhe subvencionime të tjera.

Impiantet aktuale do të mund të vazhdojnë të përfitojnë tarifat promovuese sipas skemave aktuale. Për impiantet që prodhojnë biokarburante nga kultura bujqësore përdorimi i tarifave promovuese është lejuar deri në 2020.

Çmimi i energjisë elektrike të rinovueshme ka ardhur në ulje në vitet e fundit, dhe pritet që së shpejti energjia e rinovueshme të konkurrojë energjinë e burimeve fosile pa pasur nevojë për asnjë mbështetje nga shteti. Pra ky ndryshim i politikave të BE-së nuk ka për të ndalur rritjen e kësaj industrie.

Përdorimi i tarifave promovuese për HEC-et në Shqipëri ka sjellë dyndje të bizneseve në ngritjen e shpejtë të tyre, ku me dhjetëra HEC-e janë ngritur dhe po ngrihen në zona natyrore të mbrojtura, si parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në Valbonë, Lurë etj. Shpresojmë që ndryshimi i pritshëm, nxitur dhe nga zhvillimet e reja në BE, i skemës së tarifave promovuese, të ngadalësojë këtë vale investimesh dhe të kursejë lumenjtë tanë nga betonizimi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: