Posted by: ekolevizja | April 22, 2014

Shoqatat mjedisore trajnohen per fondet e BE-se

Nga Rita Strakosha

2014-04-17 15.26.55

 

Në datat 15-16-17 prill, në kuadër të projektit ENV.NET të zbatuar në Shqipëri nga Co-Plan dhe të financuar nga BE, u mbajt një trajnim i shoqatave mjedisore mbi aplikimin për fonde të BE-së, mbi legjislacionin europian për mjedisin, për ndryshimet klimatike dhe energjinë e pastër.

Me aprovimin e statusit kandidat të Shqipërisë shumë fonde të BE-së të posaçme për Shqipërinë do të mbyllen. OJF-të shqiptare do të duhet të konkurrojnë me OJF-të e tjera të Europës për aksesin ndaj fondeve, prandaj përgatitja e tyre për rritjen e cilësisë së aplikimeve merr rëndësi të veçantë.

Gjithashtu gjatë trajnimit pjesëmarrësit mësuan mbi legjislacionin europian (aki) për mjedisin si dhe se cilat janë mekanizmat të cilët, me futjen e Shqipërisë në BE, do të sigurojnë zbatimin e tij. Kështu, organi kryesor i cili siguron zbatimin e akisë nga vendet anëtare është Komisioni Europian. Me ardhjen e ankimeve për shkeljen e akisë nga ndonjë vend anëtar ky komision fillon një hetim administrativ për mbledhjen e fakteve. Në vijim të hetimit vendit anëtar i niset një letër-vërejtje e cila synon mbledhjen e fakteve të mëtejshme. Në përfundim të hetimit, nëse gjykon se çështja qëndron, Komisioni i drejtohet Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Në vitin 2012, 20% e shkeljeve të konstatuara, ose 272 shkelje, kanë qenë në fushën e mjedisit. Shoqatat mjedisore këtë mekanizëm do të mund ta përdorin për nxitjen e implementimit të akisë në Shqipëri.

Dita e tretë e trajnimit ju kushtua ndryshimeve klimatike dhe energjive të pastra. Në takim u prezantua kuadri ligjor i BE-së në këtë fushë, kuadri ligjor i Shqipërisë, si dhe ndryshimet mes tyre.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: