Posted by: ekolevizja | April 17, 2014

Dyshimi për tërmetet ndalon shpimin e puseve të reja të naftës në Emilia Romano

nxjerrja e naftes

Rajoni i Emilia-Romanja-s në Itali, të martën pezulloi shpimin e puseve të reja të naftës me publikimin e një raporti që paralajmëron se shfrytëzimi i naftës mund të ketë qenë shkrehësi I tërmeteve binjakë që vranë 26 persona në 2012.

Studimi u porosit pas tërmeteve, në mes të zemëratës së njerëzve se tërmetet mund të kishin lidhje me shpimet e puseve nga një kompani nafte, një impiant magazinimi gazi dhe një impiant energjie gjeotermale në zonë.

Sipas raportit aktivitetet në fushat naftëmbajtëse Mirandola “mund të kenë kontribuar në shkrehjen e aktiviteteve sizmike në Emilia” megjithëse nuk janë shkaku i drejtpërdrejt.

Lëkundjet e fundit sizmike përpara tërmeteve dhe tërmeti i parë në 20 Maj “kishin statistikisht lidhje me rritjen e aktivitetit të nxjerrjes dhe të injektimit” në një nga fushat naftëmbajtëse Mirandola.

Nxjerrja e naftës dhe injektimet “mund të kenë kontribuar, duke shtuar më tej ngarkesën për aktivizimin e një vije thyerjeje tashmë të stresuar dhe në kushte shumë të përshtatshme për tërmet të fuqishëm,” thotë studimi.

Autorët e studimit janë një grup ndërkombëtar ekspertësh të drejtuar nga Peter Styles, profesor I gjeofizikës së aplikuar në Universitetin Keele, Britani.

Raporti rekomandon studime të mëtejshme, vlerësimin paraprak sizmik për çdo aktivitet të ri eksplorimi të hidrokarbureve apo të energjisë gjeotermike, si dhe më shumë monitorim të aktiviteteve aktuale.

Gjithashtu, sipas tij duhet krijuar një sistem alarmi që të paralajmërojë impiantet mbi shtimin e stresit në vijat e thyerjes.

Bazuar në këtë raport, autoritetet lokale të Emilia Romanja kanë zgjeruar ndalimin e shpuarjes së puseve të naftës nga fusha naftëmbajtëse në gjithë rajonin.

“Gjithë eksplorimet e reja në rajon do të ndalohen derisa të mblidhen të reja të tjera,” thotë Paola Gazzolo, një zyrtare rajonale.

Frakturimi hidraulik për nxjerrjen e naftës e gazit është lidhur më pare me lëkundje të vogla sizmike në Britani, Kanada dhe SHBA. Nga këto nuk ka pasur të vdekur deri më tani.

Ndërkohë në Shqipëri në të njëjtën situatë me Emilia Romanjan ndodhet zona e Patos-Marinzës, por ndryshe nga rajoni Italian, pas kaq vitesh termete shqiptarët dhe kanadezët ende nuk kanë një studim të mirëfilltë për shkakun e tërmeteve.

 

Burimi: http://www.goodplanet.info/en/news/2014/04/16/oil-drilling-possible-trigger-deadly-italy-quakes/?utm_source=feedburner&utm_medium=email&utm_campaign=Feed%3A+http%2Fwwwgoodplanetinfo%2Feng%2Frss%2Ffeed%2Fdepeches+%28GoodPlanet.info+Newsfeed%29#sthash.DDgtnGoX.dpuf

 

Pershtati: Rita Strakosha

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: