Posted by: ekolevizja | April 15, 2014

Çiklizmi do të krijojë së paku 76.600 vende pune dhe do të shpëtoj të paktën 10.000 jetë çdo vit

Nga: Alisa Peçi

Bikecultureincopenhagen 3

Mbi  76.600 njerëz do të jenë të punësuar në transportin e gjelbër  çdo vit dhe 10.000 jetë do të shpëtojnë, nëse qytetet kryesore evropiane do të ndjekin modelin e çiklizmit në Kopenhagen. Ky është përfundimi i një publikimi të ri të realizuar nga UNECE dhe Zyra Rajonale për WHO në Evropë.

Publikimi evidenton se investimi në Transportin e Gjelbër, jo vetëm që ka efekte pozitive shëndetësore dhe mjedisore por është edhe ekonomikisht fitimprurës.

Transporti, shëndeti dhe mjedisi

Zbulime të reja  u komunikuan me rastin e Takimit të Katërt  të nivelit të Lartë të Transportit, Shëndetit dhe Mjedisit, e zhvilluar në Francë dhe organizuar nga UNECE dhe Zyra Rajonale e WHO-së në Evropë. Më 14-16 prill 2014 Ministritë Evropiane të Transportit, Shëndetit dhe Mjedisit mblidhen në Paris për të shqyrtuar se si politikat e reja të transportit mund të krijojnë mundësi punësimi dhe shoqëri më të shëndetshme dhe të gjelbra.

” Një sistem efiçent  i transportit është jetik për funksionimin e ekonomive moderne. Transporti dëmton në masë të madhe mjedisin dhe shëndetin. Kjo është arsyeja pse i bëjmë thirrje qeverisë që të investoj në transportin e gjelbër dhe të shëndetshëm” -shprehet  Zsuzsanna Jakab, Drejtoreshë Rajonale e OBSH –së për Evropën.” Përfitimet nga këto investime janë të mëdha. Ato përfshijnë: vende të reja pune, njerëz më të shëndetshëm nga një aktivitet fizik më i madh, më pak dëmtime nga trafiku rrugor, më pak zhurmë dhe një cilësi më e mirë e ajrit.”

” Transporti, shëndeti  dhe mjedisi  formojnë një lidhje dinamike të vitalitetit dhe të lëvizshmërisë në qytetet tona, duke paraqitur një sfidë të madhe për qëndrueshmëri, por krijon edhe mundësi të mëdha për një cilësi më të mirë të jetës ”  – u shpreh Eva Molnar, Drejtoreshë e Divizionit të Transportit. “Mbledhja e katërt e Nivelit të Lartë i bën thirrje Shteteve Anëtare, Shoqërisë Civile dhe Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të mbështesin vizionin e ardhshëm të THE PEP (Programi Ndër Europian i Transportit, Shëndetësisë dhe Mjedisit) : “Transport  i gjelbër dhe i shëndetshëm, për një jetesë të qëndrueshme për të gjithë”.

Kostot shëndetësore, mjedisore dhe ekonomike  të transportit jo të gjelbër

Shpenzimet e përgjithshme që lidhen me ndikimet mjedisore dhe shëndetësore të transportit arrijnë deri në 4% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (GDP).

Sipas evidencave të fundit, ndotja e ajrit e shkaktuar kryesisht nga trafiku, vret 500.000 njerëz në vit. Nga aksidentet rrugore vdesin 90.000 njerëz para kohe çdo vit. Ekspozimi ndaj zhurmave të  tepruara  prek pothuajse 70 milion njerëz. Transporti shton 24% të totalit të emisioneve të gazrave serë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Gjithashtu, duke qenë se transporti  jo i gjelbër dekurajon aktivitetin fizik, ai kontribuon në rreth 1 milion vdekje në vit.

Sektori i transportit publik : një punëdhënës lokal

Kryeqyteti danez, Kopenhagen, është një nga udhëheqësit e çiklizmit në Evropë. Ajo është rivalizuar vetem nga Amsterdami në Hollandë. Nga të gjitha udhëtimet e qytetit, 26 % janë ndërmarrë me biçikletë. Ky nivel është shumë më i lartë se në shumicën e qyteteve të tjera të rajonit.

Në publikimin e UNECE dhe Zyrës Rajonale për WHO në Evropë, është vlerësuar se 76. 600 vende pune të tjera do të krijohen në qoftë se një qytet i madh në çdo vend do të ndjek të njëjtin model të çiklizmit si në Kopenhagen. Njerëzit do të jenë të punësuar në nivel lokal në: shitjen e biçikletave me pakicë, mirëmbajtjen e tyre, sigurimin e veshjeve dhe aksesorëve për çiklistët, zhvillimin urban dhe skemat e reja të mobilitetit. Transporti me biçikleta do të ndihmoj në reduktimin e emetimeve të gazit serë, do të reduktoj rreziqet e shëndetit si dhe do të mbështes ekonominë lokale.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: