Posted by: ekolevizja | April 10, 2014

Sperkatja me insekticide nga ajri: rreziqet dhe si te ruhemi.

Nga Rita Strakosha

Sperkatja nga ajri

Ministria Shëndetësisë ka krijuar një grup pune për hartimin e një programi dizinfektimi nga ajri dhe toka për zonën bregdetare me qëllim eliminimin e myshkonjave. Nuk dihet ende se çfarë lloj pesticidi do të përdorë ministria. Ndërkohë mirë është të edukohemi mbi risqet e spërkatjes nga ajri të pesticideve.

Sipas faqes www.beyondpesticides.org, 4 janë insekticidet që zakonisht përdoren për spërkatjen nga ajri kundër myshkonjave:

Scourge, përmban resmethrin dhe piperonyl butoxide, hyjnë në llojin e piretroidëve sintetikë.

Anvil, përmban sumithrin dhe piperonyl butoxide.

Permethrin

Malathion 

Çfarë pasojash në shëndet mund të kenë këto insekticide dhe si mund të ruhemi? Mbi spërkatjen e insekticidit Anvil nga ajri, informacioni dhe këshillat janë si më poshtë. Mbi malathionin, resmethrinën dhe permethrinën këshillat janë të ngjashme me ato për Anvilin.

 

1. Çfarë është Anvili?

Anvili është pesticid i cili përdoret për eliminimin e myshkonjave në ambjente të hapura. Permban sumithrin dhe piperonil butiksid. Sumithrin është insekticid sintetik. Piperonil butiksid nuk i vret insektet por përforcon aftësinë e sumithrinës për ti vrarë. Përbërësit aktivë janë të tretur në një tretës benzinor. Në vëllim tretësi përbën pjesën më të madhe të insekticidit të përdorur. Vetë Anvili mund të hollohet më tej me tretës benzinor përpara përdorimit.

Insekticidet janë substanca toksike prandaj ekspozimi ndaj tyre ka rreziqe. Mundësia për të pasur probleme shëndetësore nga ekspozimi ndaj tyre varte nga sasia e pesticidit me të cilin personi bie në kontakt dhe kohëzgjata e ekspozimit. Mosha, seksi, gjendja shëndetësore, prirja gjenetike e personit gjithashtu kanë ndikim në faktin nëse personi do të ketë probleme shëndetësore nga ekspozimi.

2. A dëmton shëndetin përdorimi i Anvilit?

Ekspozimi për kohë të shkurtër ndaj niveleve të larta të piretroideve, si sumitrina, mund të shkaktojë probleme me sistemin nervor, si psh. çkoordinim motor, dridhje, pickime dhe mpirje në lëkurën e prekur. Kurse ekspozimi i shkurtër ndaj tretësit benzinor mund të shkaktojë irritim të syve, lëkurës, hundës, grykës dhe mushkërisë. Nëse gëlltiten sasi të mëdha tretësi mund të keni të vjella ose depresion. Nuk ka studime për të parë nëse spërkatja nga ajri e Anvilit ka shkaktuar pasoja afatgjata tek njerëzit.

Anvil aplikohet në përqëndrime shumë të vogla kur përdoret kundër myshkonjave. Ka pak mundësi që të shkaktojë probleme shëndetësore, por disa njerëz mund të preken. Prandaj duhet të përpiqeni të pakësoni ekspozimin ndaj Anvilit.

3. A është Anvili çrregullues endokrin?

Çrregulluesit endokrinë janë kimikate që çrregullojnë funksionimin e hormoneve. Sistemi endokrin përbëhet nga gjëndra të cilat prodhojnë hormone për zhvillimin, rritjen, riprodhimin dhe sjelljen e organizmit.

Në studime, nivele të larta të sumitrinës tregojnë efekt estrogjenik në qelizat e rritura në epruveta. Kjo sugjeron se sumitrina  mund të jetë çrregullues endokrin.

4. Ka njerëz që janë më të ndjeshëm se të tjerët?

Fëmijët janë më të rrezikuar për efekte anësore negaive për shkak të mundësisë më të madhe të tyre për tu ekspozuar.

5. Mundet që Anvili të dëmtojë shtatëzaninë?

Gratë shtatëzana mirë është të shmangin ekspozimin, sepse fetusi mund të jetë i ndjeshëm.

6. Po për kancerin duhet të shqetësohem?

Piperonil butoksid në eksperimente shkakton tumore në mëlçi tek minjtë e ekspozuar ndaj sasive të larta dhe për një kohë të gjatë. Gjithsesi, sasia e përdorur ka qenë shumë më e lartë se ajo ndaj të cilës ekspozohen njerëzit për shkak të spërkatjes kundër myshkonjave.

7. Duhet të ruhem nga kontakti me sipërfaqet e spërkatura (barin, tokën, mobiljet në oborr etj.)?

Mbetje të pesticideve mund të gjenden në sipërfaqet në ambjent të jashtëm pas spërkatjes. Studimet tregojnë se ekspozimi i lëkurës ndaj pesticidit pakësohet gjatë 24 orëve pas spërkatjes (24 orë pas spërkatjes ka shumë pak ekspozim); ekspozimi është më i pakët në lëkurë të thatë se të lagur; më i pakët nga sipërfaqet poroze se ato të lëmuara.

Pesticidet degradohen më shpejt kur ekspozohen ndaj dritës dhe ujit. Nëse spërkatja sapo është kryer dhe jeni jashtë mirë është të mbani pantallona dhe bluza me mëngë të gjata si dhe të shpëlani lëkurën e ekspozuar. Nëse keni merak, foshnjet ose motakët vendosini mbi batanije dhe jo direkte mbi bar. Mundësisht lodrat e fëmijëve futini në shtëpi përpara spërkatjes.

8. Kafshët shtëpiake mund të rrinë jashtë gjatë spërkatjes?

Mundësisht mbajini kafshët shtëpiake brenda gjatë spërkatjes dhe 30 minuta pas.

10. Si mund të pakësoj ekspozimin ndaj Anvilit?

Masat:

  • Fëmijët dhe gratë shtatzana mundësisht të shmangin ekspozimin.
  • Mundësisht rrini brenda gjatë spërkatjes dhe 30 minuta pas.
  • Mbyllni dritaret, dyert dhe kondicionerët përpara spërkatjes dhe 30 minuta pas.
  • Nëse sytë dhe lëkura ju bien në kontakt me Anvilin, shpëlajini menjëherë. Rrobat që bien në kontakt me Anvilin lajini veçmas nga rrobat e tjera.

Masa të tjera të mundshme:

  • Vilni përpara spërkatjes frutat dhe perimet që prisni të konsumoni së afërmi. Shpëlajini mirë përpara konsumit.
  • Mbuloni tavolinat, pajisjet që keni jashtë dhe lajini me ujë e detergjent pas spërkatjes.
  • Hiqni rrobat e nderura, lodrat nga oborri.

Disa vende preferojnë që në vend të malationit (i cili është më toksik ndaj njerëzve) të përdorin sumitrinën apo resmetrinën. Por këto insekticide janë shumë toksike ndaj bletëve. Zona e Bregut ka një popullatë të konsiderueshme bletësh. Sumitrina është toksike ndaj bletës në sasi 0.067 mikrogramësh. Në sasi të ngjashme është toksike edhe resmetrina.

Popullatat e bletëve dekadat e fundit po vuajnë nga sindromi i kolapsit të kolonive. Faktor në këtë sindrom dyshohet të jenë dhe insekticidet. Bletët janë të domosdoshme për pllenimin e shumë kulturave bujqësore dhe burim të ardhurash për bletarritësit. Ekspozimi i tyre ndaj pesticideve mund të pakësohet nëse spërkatja bëhet 1 orë përpara agimit dhe 1 orë pas perëndimit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: