Posted by: ekolevizja | March 27, 2014

Ne Shqiperi nafta sjell shqetesime per komunitetet lokale

David Hoffman, 21 Shkurt 2014,  CEE   Bankwatch Network

                                                                                                                                                              Një vizitë në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, e shfrytëzuar me financimet e BERZH-it, tregon se mirëqënia e vendasve nuk është rritur bashkë me investimet në nxjerrjen e burimeve. Ky rast na tregon se politikat e BERZH-it duhet të ndryshojnë.

PatosMarinza_Bankwatch_1

  

Ky burrë jeton disa metra larg rrugës së Kallmit. Ai beson se kamionët e naftës i kanë dëmtuar muret e shtëpisë. 

Shqipërinë për herë të parë e vizitova në 2007-ën. Shkova për të investiguar mbi ndërtimin e termocentralit me naftë të Vlorës (një qytet i preferuar turistik), financuar nga Banka Botërore dhe BERZH-i. Megjithë kundërshtimet e zjarrta të komunitetit lokal dhe protestave zyrtare të depozituara pranë investitorëve, termocentrali gjithsesi u ndërtua, dhe sot rri pa punë, ndërkohë që vendi paguan kamatat për borxhin e marrë për ndërtimin e tij.

Por gjërat kanë ndryshuar me shpejtësi në Vlorë: ndërtimet kaotike vazhdojnë, ndërkohë që hotele në breg të detit prishen për tu hapur vendin hoteleve po aq të mëdha, njësoj të  papërdorura. Kjo po ndodh për shkak të ndryshimeve në politikë dhe favorizimit të ndërtuesve të tjerë.

Por sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më shumë ripërsëritet historia. Pas më shumë se 6 viteve, BERZH-i dhe IFC po provojnë përsëri, duke financuar një projekt tjetër energjitik të debatueshëm, afër Vlorës: nxjerren e naftës në fushat naftëmbajtëse të Patosit dhe Marinzës nga kompania kanadeze Bankers Petroleum.

PatosMarinza_Bankwatch_2

Patos-Marinza

Patos Marinza është një ndër fushat naftëmbajtëse tokësore më të mëdha, më të vjetra, në Europë. Nafta u zbulua fillimisht në 1928, dhe për shkak të dekadave shfrytëzim Patos Marinza vuan nga një ndotje e lartë. Prandaj një pjesë e kredisë nga bankat synon pastrimin e zonës (tipike për BERZH-in që kredia quhet “Zhvillimi dhe Rehabilitimi Mjedisor i Patos-Marinzës”, megjithëse vetëm 6 milion dollarë nga 100 milion do të jepen për rehabilitim, dhe shumë pak nga kjo shumë është përdorur).

Vizita jonë zbuloi se Bankersi ka përparuar shumë në përmirësimin e nxjerrjes së naftës, por nuk arritëm të kuptojmë se çfarë ishte bërë në mbrojtje të mjedisit dhe të banorëve afër puseve të naftës.

Zbulimi i fakteve të harruara

Si në rastin e termocentralit në Vlorë, banorët vendas kanë dorëzuar një ankesë formale në Bankën Botërore, duke pretenduar ndër të tjera se aktivitetet e Bankersit kanë shkaktuar lëvizje sizmike. Ombudsmani i IFC-cë po kryen një investigim mbi çështjen, ndërkohë një grup formal pune është krijuar për të investiguar burimin e tërmeteve.

Por më bëri shumë përshtypje se zhvendosja e vëmendjes ndaj tërmeteve ka lënë në hije mungesën e masave për uljen e papunësisë dhe të ndotjes, që shqetësojnë vazhdimisht banorët e zonës, dhe që u ngritën prej tyre shpesh gjatë udhëtimit tonë. Nëse rojet e sigurisë të Bankersit do kishin arritur të na pengonin, këto shqetësime nuk do të ishin zbuluar. Vetëm pak kohë pas mbërritjes sonë në zonë, automjetet e sigurisë të Bankersit na zbuan.

Papunësia

Përpara se rojet e zellshme të Bankersit të na largonin nga zona, arritëm të flisnim me rreth 20 banorë në fshatin e Kallmit, të gjithë të papunë. Një ish-punonjës i kompanisë shtetërore Alb-Petrol, nga e cila Bankersi ka marrë zona naftëmbajtëse, na shpjegoi se teknikët dhe ish-naftëtarët nuk po gjenin punë tek Bankersi, me qindra kishin nisur CV-të e tyre tek Bankersi dhe nënkontraktorët e tij.

Kur i thamë se Bankersi ka politikë që ish-punonjësit e Albetrolit të preferohen për punësim, banori e hodhi poshtë, duke thënë se nuk njihte asnjë ish-koleg që të ishte punësuar tek Bankersi. Një punëtor emigrant i sapokthyer nga Greqia, më shpjegoi se nuk i çonin fëmijët në shkollë për shkak të gjëndjes ku kjo ishte katandisur.

PatosMarinza_Bankwatch_4_Shkolla ne Kallm

Shkolla në Kallm

 

PatosMarinza_Bankwatch_4_Fushe futbolli ne Kallm

Fusha e futbollit e shkollës në Kallm

Këto lloj investimesh-rrugë, shkolla etj.- ishin të preferuara nga banorët për tu mbështetur nga Bankersi. Siç tha një banor, programe “me kuptim”. Ai na tregoi se si i ka dhënë Bankersit tokë me qira, kurse ata në shkëmbim e mësojnë si të kultivojë domate. Ky program është pa vlerë, sepse banori di si rriten domatet, dhe gjithsesi nuk ka më tokë se ku ta kultivojë. Ky program dhe të tjerë, si ndërtimi i qendrës shëndetësore dhe trajnimi për krasitjen e pemëve, tregojnë se të tjera prioritete ka komuniteti dhe të tjera kompania.

Vend ku nuk jetohet

PatosMarinza_Bankwatch_3

Gropë me mbetje

 

Vetëm pas disa orësh në Patos Marinëz, po ndjenim efektet e ndotjes së ajrit: gryka na shqetësonte, sytë na lotonin. Për banorët e zonës pasojat sa vijnë e shtohen. Fshatarët e Kallmit ankohen për ndotje të lartë të ajrit, sidomos herët në mëngjez. Në fshatin fqinj të Jagodinës po ashtu banorët ankohen për ajër të rëndë mëngjezeve, çka u sjell shqetësime me frymëmarrjen. Sipas banorëve një tubacion i pariparueshëm çliron gaz, kurse gropat e mbetjeve avullojnë në verë, duke e shtuar pisllikun. Kur e pyetëm për gropat e mbetjeve, një burrë na u përgjigj “Nuk ka zot që jeton atje”.

Mësime për politikat e ardhshme

Këtë javë në Sofje, BERZH-i do të mbajë dëgjesën e fundit publike mbi politikat e tij të ardhme të zhvillimit të qëndrueshëm. Kolegë nga Shqipëria që ishin me ne në vizitën në Patos Marinëz do të prezantojnë gjetjet e vizitës dhe shpresojmë se banka do të nxjerrë mësime nga rasti. Përndryshe, udhëtimin tjetër do të duhet ta bëjmë në investimin e rradhës të BERZH-it për energjinë, me pasoja negative mjedisore dhe sociale.

 

Burimi: http://bankwatch.org/news-media/blog/albania-oils-history-casts-long-shadows-over-locals

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: