Posted by: ekolevizja | March 23, 2014

Java nderkombetare kunder pesticideve: thojini jo pesticideve

Nga Rita Strakosha

Java kunder pesticideve
Më 20-30 Mars çdo vit zhvillohet Java e Aksionit Kundër Pesticideve. Qëllimi i saj është të ndërgjegjësojë mbi rreziqet shëndetësore dhe mjedisore të pesticideve; të tregojë alternativa ndaj tyre; të nxisë një lëvizje ndërkombëtare për një botë pa pesticide.

Në vitin 2011 me rastin e kësaj jave u zhvilluan me qindra aktivitete në Europë, si transmetimii i filmave dokumentarë, shfaqje teatrale, panaire, stenda informuese, tregje fshati etj.

Kush ekspozohet ndaj pesticideve?

Të gjithë ne ekspozohemi ndaj tyre nëpërmjet ushqimit, ujit që pijmë,ajrit dhe produkteve që përdorim në baçe dhe në shtëpi. Fëmijët e vegjël ekspozohen dhe më shumë sepse lozin rregullisht përdhe me duart dhe gojën në kontakt direkt me sipërfaqe të ndotura. Fermerët dhe punëtorët në bujqësi, si dhe familjet e tyre, gjithashtu kanë kontakt direkt me pesticidet.

Pse janë të rrezikshme pesticidet?

Pesticidet mund të kenë pasoja të rënda në shëndet. Grupet më  të brishta janë gratë shtatëzana dhe fëmijët. Shumë studime tregojnë se mund të ketë lidhje mes pesticideve dhe disalloje kanceresh, leuçemisë, çrregullimeve endokrine, të imunitetit dhe të sistemit nervor.

Pasojat në shëndet?

  • Kancer
  • Çrregullime nervore (Sëmundja e Parkinsonit, Alzhemeierit, prapambetje mendore, probleme me shqisat etj.)
  • Infertilitet, çrregullime endocrine, riprodhimi
  • Keqformime të fetusit
  • Çrregullime të tiroides

Pse gratë shtatëzana dhe fëmijët janë më të rrezikuar?

Truri dhe sistemi nervor i fëmijëve dhe fetusit janë më të ndjeshëm ndaj kimikateve se tek të rriturit. Vlerësohet se një në çdo 6 fëmijë ka një problem zhvillimi. Në shumë raste sistemi nervor ka probleme, kështu fëmija ecën dobët me mësime ose nuk shikon a dëgjon mirë.

Fëmijët, nënat e të cilëve kanë qenë ekspozuar ndaj pesticideve gjatë shtatëzanisë, kanë rrezik të rritur për kancer dhe probleme neurologjike. Disa pesticide ndikojnë dhe tek hormonet. Këto quhen çrregullues endokrinë. Çrregulluesit endokrinë ndikojnë në fertilitet, mund të shkaktojnë dështime spontane ose të vështirësojnë rënien me barrë të gruas.

Po autorizimet mjedisore për pesticidet?

Çdo pesticid duhet të autorizohet për tu hedhur në treg dhe gjatë proçesit të autorizimit vlerësohet rrezikshmëria e tij. Por këto vlerësime bëhen për çdo pesticid më vete, dhe nuk vlerësohet rrezikshmëria e akumulimit dhe kombinimit të pesticideve me njëra-tjetrën. Gjithashtu, jo të gjithë elementët e pesticidit testohen mjaftueshëm për toksicitetin e tyre. Prandaj kujdesi ynë duhet të jetë i vazhdueshëm.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: