Posted by: ekolevizja | March 21, 2014

Perfundon faza e pare e rehabilitimit te gjelber te ishullit te demtuar te Ksamilit

Punime ne skar[paten e Ishullit te demtuar__

Ksamil, 21 mars 2014. Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit), pjesë e Rrjetit mjedisor “ECIM”, perfundoi fazen e pare te  rehabilitimit te gjelber te ishullit te demtuar ne Ksamil. Burime te AJMMI-t bene te ditur sot ne Ksamil, gjate nje konference per shtyp se “Rehabilitimi i pjeses se demtuar me lende plasese disa vite me pare, në nje siperfaqe prej rreth 500 m/kator, po mundesohet nga  REC Shqiperi ne kuader te programit SENiOR-A.

Eksperti i AJMMI-t, ing.Kristo Kauri, i cili hartoi dhe po ndjek me nje grup pune projektin e rehabilitimit te Ishullit te demtuar, vuri ne dukje se “Faza a pare e rehabilitimit,  perfshiu  veshjen e  te gjithe skarpates me  mbi 400 m/katror tel kuadrat per ta lidhur formacionin e tokes qe po agravohet nga dita ne dite dhe per te mbjelle  nje sasi  bimesh karakteristike te makieve te vete flores se ishullit si: dafina, gjeshtra, rushkull, etj.”. Sipas Kaurit, faza e pare e rehabilitimit perfshiu emergjencen, por ne nje faze te dyte gjate vjeshtes, do te rikthehemi ne Ishull per te vazhduar me mbjelljen e pemeve dhe shkurreve kacavjerrese”.

Vullnetare mjedisore_Une i dua Ishujt_

Sipas AJMMI-t, nisma e mesiperme eshte mirepritur nga komuniteti i Ksamilit, komuna e qytezes me te njejtin emer si dhe nje grup te rinjsh vullnetare mjedisore te shkolles se mesme me sloganin: “Une i dua Ishujt”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: