Posted by: ekolevizja | March 20, 2014

OJF-të mjedisore kërkojnë në Parlamentin Europian përfshirjen e akuisit mjedisor në traktatin e Komunitetit të Energjisë

Disa OJF mjedisore sot, në dëgjesën publike “Komunitet Energjie për të ardhmen” në Parlamentin Europian kërkuan më shumë detyrime mjedisore dhe klimatike në traktatin e rishikuar të Komunitetit të Energjisë.

Ndërkohë Këshilli i Bashkimit Europian nesër diskuton strategjinë për energjinë dhe klimën 2020-2030 [1], të paraqitur nga Komisioni Europian. Strategjia klimatike e BE-së parashikon pakësim me 40% të gazrave serrë deri në 2030 por është kritikuar nga parlamenti europian dhe institucione të tjera si jo-ambicioze. Prandaj gjithë vëmendja nesër do të bjerë mbi kryetarët e shteteve europiane, kur të takohen për të diskutuar mbi strategjinë klimatike dhe energjitike të BE-së. Megjithëse shumica e anëtarëve të Komunitetit të Energjisë po përpiqen të aderojnë në BE-Serbia dhe Mali i Zi i kane hapur tashmë negociatat-asnjë nga vendet nuk ka aprovuar objektiva për pakësimin e gazrave serrë.

Garret Tankosić-Kelly, drejtori i projektit “Politika të Qëndrueshme Energjitike në Europën Jug-Lindore”, ku merr pjesë dhe Qendra “Grupimi Ekolëvizja” dhe Qendra Eden, ishte një ndër pjesëmarrësit e sotshëm të dëgjesës publike në parlamentin europian mbi të ardhmen e Komunitetit të Energjisë. Sipas tij injorimi i objektivave të BE-së 2020, 2030, dhe 2050 do të largojë rajonin e Europës Jug-Lindore nga rruga drejt BE-së. “Vendet e Europës Jug-Lindore duan të aderojnë në BE, dhe mos-adoptimi i standarteve europiane sot do e bëj më të vështirë dhe më të kushtueshëm zbatimin e tyre në të ardhmen. Një dekadë është kohë e shkurtër për investimet në energji, ndërkohë që politika mendon në javë. Këtu ka një konflikt interesi me të cilin duhet të përballemi.”

Rasti i Kroacisë tregon qartë se me çfarë ndryshimesh drastike përballen vendet që do të aderojnë në BE: pak mundësi do të ketë për pjesëmarrje të publikut dhe shumë pasiguri në përmbushjen e detyrimeve, sidomos të atyre për klimën dhe energjinë.

Por deri tani Komuniteti i Energjisë është fokusuar kryesisht në transpozimin dhe zbatimin e akuisit energjitik të BE-së dhe shumë pak legjislacion mjedisor është përfshirë në traktatin e tij.

“Ka rëndësi që të përfshihen në traktat gjithë direktivat që mbulojnë emetimet industriale, cilësinë e ajrit, si dhe legjislacionin për ujin, mbetjet dhe habitatet[2], dhe që prekin dhe fushën e energjisë. Kjo duhet që Komuniteti i Energjisë të bëhet pjesë e një tregu europian të energjisë ku konditat janë të barabarta mes të gjithë pjesëmarrësve”, komenton Angela Klauschen, eksperte politikash e WWF-së. “Vendet e Komunitetit të Energjisë duhet të zbatojnë gjithë legjislacionin relevant social, mjedisor dhe klimatik të BE-së permes përditësimeve automatike dhe të rregullta të traktatit të komunitetit. Situata aktuale, ku vetëm një pjesë e vogël e akuisit është aprovuar nga Komuniteti i Energjisë sjell rrezikun e “rrjedhjes së karbonit”[3] ose “plaçkitjes së energjisë” [4].

Besojmë se vendet e rajonit duhet të mbështeten në hartimin e strategjive të tyre të energjisë të harmonizuara me strategjinë 2050 të BE-së [5], me qëllim që vetëm investimet që çojnë në çkarbonizim dhe në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të rinovueshme të financohen.

Kjo do të ndihmonte kohezionin social, ekonomik dhe shpërndarjen e përfitimeve nga prodhimi dhe konsumi i energjisë, çka do të pakësonte varfërinë energjitike dhe do të shtonte punësimin e gjelbërt.

Shqipëria si vend anëtar i Komunitetit të Energjisë transpozon gjithë akuisin e përfshirë në traktatin e komunitetit. Përfshirja e gjerë e akuisit mjedisor dhe klimatik të BE-së në traktat do të sillte detyrime shumë më ambicioze të Shqipërisë për pakësimin e gazrave serrë dhe për efiçencën e energjisë.

Kontakte

Masha Durkalić, oficere komunikimi nëSEE Change Net”, masha@seechangenet.org, +387 63 999 827

Dragana Mileusnić, oficere e politikave energjitike për “Rrjetin e Aksionit Klimatik në Europën Jug-Lindore”, dragana@caneurope.org, +32 471 438 442

Bojan Stojanović, oficer komunikimi, Programi Mesdhetar i WWF-së, bstojanovic@wwf.panda.org, +385 95 598 14 58

Ioana Ciuta, koordinatore për energjinë, CEE Bankwatch Network, ioana.ciuta@bankwatch.org, + 40 724 020 281

Rita Strakosha, koordinatore projekti, Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, ritastrakosha@yahoo.com, 0665703713

Lira Hakani, koordinatore projekti, Qendra “Eden”, lira.hakani@eden-al.org, 042227615

                     

Fusnota:

 [1] Për më shumë informacion lexoni: http://ec.europa.eu/energy/doc/2030/com_2014_15_en.pdf

[2] Për më shumë informacion lexoni deklaratën për shtyp të OJF-ve mbi të ardhmen e Komunitetit të Energjisë: http://www.env-health.org/IMG/pdf/future_of_the_energy_community_-_policy_briefing_20feb2014.pdf

[3] Rrjedhja e karbonit ndodh kur ka rritje të emetimeve të dioksidit të karbonit në një vend për shkak të pakësimit të emetimeve në një vend tjetër ku ka politika klimatike më shtrënguese.

[4] “Plaçkitja e energjisë”  i referohet praktikës së importimit të energjisë pa ndarë përfitimet me popullsinë e vendit eksportues. Këtu përfshihet eksporti I energjisë kur popullsia vendase nuk ka furnizim të mjaftueshëm me energji; nuk ka përfitime financiare adekuate nga eksporti i energjisë; ose kur popullsia vendase vuan dëme të padrejta në mjedis a shëndet, shpërngulet me forcë a pëson kufuizime të të drejtave për shkak të eksportit.

[5] Për më shumë informacion konsultohuni me Strategjinë e Energjisë 2050 të BE-së: http://ec.europa.eu/energy/energy2020/roadmap/doc/roadmap2050_ia_20120430_en.pdf

 

Organizatat partnere të projektit “SEE SEP” (Politika të Qëndrueshme Energjitike në Europën Juglindore”:

 

SEE Change Net (organizatë rajonale)

Analytica (Maqedoni)

ATRC (Kosovë)

Cekor (Serbi)

Public interest Advocacy Centre – CPI (Bosnje & Hercegovinë)

Center for Environment – CZZS (Bosnje & Hercegovinë)

DOOR (Kroaci)

EDEN (Shqipëri)

Ekolevizja (Shqipëri)

Eko-Svest (Maqedoni)

Forum for Freedom of Education – FSO (Kroaci)

Fractal (Serbi)

Front 21/42 (Maqedoni)

Green Home (Mali i Zi)

MANS (Mali i Zi)

CEE Bankwatch Network (organizatë rajonale)

WWF (organizatë rajonale)

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: