Posted by: ekolevizja | March 20, 2014

Cunami i digave kërcënon lumenjtë e Ballkanit

Nga EuroNatur dhe Riverwatch – Përshtati Alisa Peçi

Vjosa_E

Për Ditën Botërore të Ujit (22 Mars), EuroNatur dhe Riverwatch tërheqin vëmendjen për shkatërrimin e lumenjve në Gadishullin Ballkanik. Të etiketuar si burime të energjisë së gjelbër, më shumë se 570 hidrocentrale ( >1 MW) planifikohen të ndërtohen midis Sllovenisë dhe Shqipërisë. Një nga thesaret më të rëndësishme natyrore, Zemra Blu e Evropës është në rrezik. Për të parandaluar, që një shkatërrim i tillë natyror të ndodhë, EuroNatur dhe Riverwatch kanë nisur fushatën ” Ruajtja e Zemrës Blu të Evropës”.

“Ne duhet të ndalojmë këtë mani digave. Shumë nga këto projekte shkelin ligjet e BE-së, duke e bërë financimin e tyre me anë të investitorëve ndërkombëtarë edhe më skandaloze. Hidrocentralet nuk janë ekologjike, por shkatërrojnë peizazhe të çmuara natyrore “, thotë Ulrich Eichelmann, nga Riverwatch – një shoqëri ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve. “Hidrocentralet janë propozuar pa marrë parasysh mbrojtjen e natyrës, madje janë planifikuar për t’u ndërtuar edhe në parqet kombëtare. Kjo është e papranueshme dhe pengon potencialin për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vendet përkatëse. Zhvillimi hidroelektrik duhet të marrë në konsideratë aspektet e mbrojtjes së natyrës. Një masterplan për mbrojtjen e lumenjve më të vlefshëm natyror në rajon është i domosdoshëm “, thotë Grabriel Schwaderer, nga EuroNatur.Në asnjë kontinent tjetër nuk mund të gjenden një shumëllojshmëri mrekullish natyrore të paprishura: lumenj të egër, përrenj kristal, banka të gjera zalli, pyje të paprekura, ujëvara spektakolare  madje dhe lumenj nëntokësore karstike.

Mavrovo_E

Të dy organizatat (EuroNatur dhe Riverwatch) kanë vlerësuar hidromorfologjinë, prej rreth 35.000 kilometra të lumenjve në Gadishullin Ballkanik. Ata kanë kryer një studim mbi biodiversitetin e peshqve dhe moluskeve (midhjet dhe kërmijtë ).  Rezultatet janë sa mbresëlënëse aq edhe alarmante :

• 30 % e lumenjve janë në gjendje natyrore, 50 % në një gjendje strukturore pranë – natyrores . Në Shqipëri dhe Mal të Zi, më shumë se 60% ​​e lumenjve janë të paprishur, në krahasim me pjesën tjetër të Evropës – Gjermani 10 % , Austri 6 % .

• 573 projekte për hidrocentrale janë në përgatitje. Një pjesë e këtyre hidrocentraleve, përfshihen në parqet kombëtare.

• Lumenjtë e Ballkanit janë një pikë e nxehtë për biodiversitetin në kontinent : 69 lloje peshqish janë endemike. Për më tepër , 151 specie të rralla të molusqeve jetojnë në këto lumenj.

•Hidrocentralet e projektuara rrezikojnë mbijetesën e 70% – 75% të këtyre specieve të rralla. Midis tyre, dhe Salmoni i Danubit – specia më e madhe e troftës  në botë.

Në bashkëpunim me partnerët lokalë në vendet përkatëse dhe me mbështetjen e fondacionit MAVA dhe Manfred – Hermsen – Stiftung, EuroNatur dhe Riverwatch kanë lancuar fushatën “Ruajtja e Zemrës Blu të Evropës “, fushatë me qëllim ruajtjen e kësaj trashëgimie natyrore evropiane nga shkatërrimi . Qëllimet e fushatës janë :

• Rritja e ndërgjegjësimit publik rreth lumenjve të Ballkanit, mbi vlerat e tyre ekologjike

• Ndalimi i projekteve për Hidrocentrale në 3 zona kryesore : Vjosa (Shqipëri ), Parku kombëtar i Mavrovës ( Maqedoni ) dhe Sava (Slloveni – Serbi )

• Ndalimi i cunamit të digave dhe koordinimi i zhvillimit të një masterplani për të gjithë lumenjtë e Ballkanit

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: