Posted by: ekolevizja | March 18, 2014

Mbahet Konferenca “Ti japim energji energjive te rinovueshme”

Nga Rita Strakosha

Foto_Konferenca_Ti japim energji energjive te rinovueshme 

Foto nga Alisa Peçi

U mbajt dje konferenca “Ti japim energji energjive të rinovueshme”, organizuar nga Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, me mbështetjen e Qendrës Rajonale Mjedisore. Morën pjesë në takim drejtori i Drejtorisë së Energjive të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjitike, Z. Gjergji Simaku; pronari i biznesit të paneleve fotovoltaike, A.E.E, Z. Besnik Lakollari; përfaqësues nga shoqeria civile e angazhuar në projekte të energjisë etj..

Qëllimi i konferencës ishte të hapë një debat publik midis qeverisjes, biznesit dhe shoqërisë civile mbi mbështetjen që politikat dhe legjislacioni duhet të japë për energjinë diellore. Konferenca u hap nga drejtori i qendrës “Grupimi Ekolëvizja”, Z. Xhemal Mato, i cili prezantoi situatën e përdorimit të energjisë diellore në botë si dhe një film dokumentar mbi bizneset shqiptare që tashmë përdorin panele PV.

Z. Gjergji Simaku prezantoi politikat dhe strategjitë aktuale të qeverisë lidhur me energjitë e rinovueshme, përfshirë energjinë diellore.. Sipas Z. Simaku Shqipëria ~33% të energjisë që konsumon e ka nga energjitë e rinovueshme, pra objektivin e BE-së që 20% e energjisë të prodhohet nga këto energji tashmë e ka të realizuar, gjithsesi si anëtare e Komunitetit të Energjisë Shqipëria ka marrë përsipër ta çojë këtë % në 38%. Ky objektiv synohet edhe nga qeveria aktuale. Ndërkohë zbatimi i ligjit aktual për energjitë e rinovueshme është shtyrë për shkak të mangësive të tij, pasojë e aprovimit të nxituar. Ligji ka vështirësi zbatimi në dy pika të tij: tarifat promovuese dhe biokarburantet. Aplikimi i tarifave promovuese siç parashikon ligji aktual, do të sillte rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët, çka sot tregu nuk e pranon, nisur nga fakti që një % e madhe e konsumatorëve të energjisë nuk e paguajnë fare energjinë. Tarifat promovuese janë aplikuar suksesshëm në Gjermani, ku konsumatori ka qenë i ndërgjegjësuar për rëndësinë e tranzicionit energjitik dhe ka pranuar rritjen e çmimeve.

Projekt-ligji i ri, për arritjen e objektivave, mund të përfshijë krijimin e një eko fondi, i cili do të përdoret për nxitjen e energjive të rinovueshme dhe kursimin e energjisë.

Ndërkohë mund të bëhet shumë për nxitjen e lidhjes në rrjet të paneleve fotovoltaike dhe për zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes. Ndryshimi i ligjit për energjitë e rinovueshme parashikon që  impiantet familjare të paneleve PV nuk do të kenë nevojë të kërkojnë leje të posaçme si impiantet industriale, siç parashikon ligji aktual. Paneleve PV do u mundësohet që të shesin energjinë e tepërt në rrjet.

Fjalën më tej e mori Z. Besnik Likollari, drejtor i kompanisë A.E.E., tregëtuese dhe prodhuese e impianteve të paneleve fotovoltaike. Z. Likollari prezantoi punën që realizon kompania e tij në këtë fushë, si dhe stabilimentin e saj të tregëtisë së paneleve fotovoltaike, në Baldushk. Ky stabiliment panelet dhe inverterat i siguron nga importi, kurse elementët e tjerë të impianteve fotovoltaike i prodhon vetë nëpërmjet inxhinjerëve të saj, me kosto të ulët. Panelet e firmës mund të instalohen vetë, pa pasur nevojë për njohuri inxhinjerike. Në stabilimentin e Baldushkut është instaluar një impiant PV, me 3 kw fuqi, i lidhur me rrjetin e shpërndarjes nëpërmjet një sahati me dy drejtime, çka siguron që stabilimenti pothuaj të mos ketë kosto mujore për energjinë elektrike. Por fillimisht përdorimi I këtij sahati ka hasur në kundërshtime nga CEZ Shpërndarje.

Z. Likollari, si përfaqësues i biznesit të paneleve fotovoltaike në Shqipëri, sugjeroi për politikbërjen që të ligjërohet lidhja e impianteve të paneleve fotovoltaike në rrjetin e shpërndarjes. Kjo lidhje do të shmangte dhe nevojën e përdorimit të baterive, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të kostos së impianteve të paneleve fotovoltaike.

Z. Ismail Beka, përfaqësues i GIZ-it në takim, kritikoi faktin që lidhja e paneleve fotovoltaike në rrjetin e shpërndarjes nuk u mundësohet sot klientëve të CEZ-shpërndarje. GIZ ka instaluar një impiant 5 Kw paneli PV, i cili është jashtë rrjetit.

Sipas Z. Simaku, kur panelet fotovoltaike të gjejnë përdorim të gjerë, CEZ shpërndarje do të ketë nevojë për qendër dispeçer për të kuptuar sa energji blen. Përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes do të nevojisë qindra miliona dollarë investime.

Konferenca u mbyll me një debat mbi problematikën e ngritur. Më poshtë mund të lexoni prezantimet e mbajtura në konference:

“Politikat energjitike të MEI-së”-Gjergji Simaku, Drejtor I Drejtorisë së Energjive të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjitike, Ministria e Industrisë dhe Energjisë

“Energjia e rinovueshme në botë”-nga Xhemal Mato, drejtor I Qendrës “Grupimi Ekolëvizja”

Përvoja praktike e zbatimit të energjisë diellore në Shqipëri”-Besnik Likollari, pronar i kompanisë A.E.E

Te mbeshtesim perdorimin e energjise diellore ne Shqiperi_Ismail Beka

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: