Posted by: ekolevizja | March 12, 2014

DITA E TOKES 2014!!! Fushata për krijimin e Qyteteve të Gjelbra, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Nga: Alisa Peçi

Earth Day 2014

 

Tema kryesore per ketë vit, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës,(22Prill) është krijimi i qyteteve të gjelbra. Rrjeti që merret me organizimin e eventeve ndërkombëtare  për Ditën e Tokës (Earth Day Network) ka lancuar fushatën për krijimin e Qyteteve të Gjelbra, për ti bërë ato më të qëndrueshme dhe për të reduktuar gjurmën e tyre të karbonit. Fushata fokusohet në tre elemente kyce: Ndërtesat, energjinë dhe transportin. Qëllimi i fushatës është që qytetet të bëhen më të pastra, të shëndetshme dhe me ekonomi më të qëndrueshme nëpërmjet përmirësimeve në eficencë, investimeve në teknologjinë e rinovueshme dhe reformave ligjore.

Ndërtesat e Gjelbra

Ndërtesat shkaktojnë një të tretën e emetimeve të gazit serë. Përmes përmirësimeve eficente në ndërtesa, këto emetime mund te reduktohen në mënyrë drastike.

Energjia

Pjesa më e madhe e botës aktualisht mbështetet në struktura elektrike të vjetra, të cilat janë jashtëzakonisht joefiçente dhe ndotin mjedisin. Për të ndihmuar qytetet që të bëhen më të qëndrueshme, është e nevojshme një ridizanjim i sistemit aktual, kalimi në burimet e rinovueshme të energjisë, duke zbatuar zgjidhjet e shekullit te 21.

Transporti

Transporti është burimi më i madh i emetimeve të gazit serrë. Tre të katërtat e emetimeve, vjen pikërisht nga mjetet rrugore. Për të reduktuar emetimet e tyre dhe smogut duhet të  përmirësohen standardet, të përmirësohet transporti publik, të investohet në transportin alternativ, dhe të përmirësohen kushtet për lëvizjen e bicikletave.

Fushata do të edukoj publikun në lidhje me çdo element që e bën qytetin të gjelbër dhe do të nxis individët për të marrë veprime qytetare për nënshkrimin e peticioneve e për të dërguar letra.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: