Posted by: ekolevizja | March 10, 2014

Hidratet e metanit, burim i ri energjie qe mund te shkaterroje Token

Nga Ryan Koronowski

Hidratet e metanit

Kristale hidrate metani në Gjirin e Meksikës, 2012 

Shumica e burimeve fosile që përdoren për energji vijnë nga rezerva nëntokësore të naftës ose qymyrit. Por një teknologji e re, e rrezikshme, potencialisht katastrofike mund të sjellë emetime gjigande gazrash serrë nga shtrati i oqeanit. Ndërkohë kërkimet e reja shkencore sugjerojnë se tërmetet nënujore po sjellin emetime të reja karboni për të cilat nuk kemi pasur asnjë dijeni.

Metani është një gaz serrë i fuqishëm, i cili emetohet nga lënda organike në dekompozim (si psh. në landfille, nga lopët, si dhe nga toka permafrost). Industria e gazit ka shfrytëzuar metanin e nëntokës për dekada, megjithë shqetësimet rreth klimës dhe sigurisë në nxjerrje. Por është një burim edhe më i rrezikshëm metani, ai nënujor. Ky burim potencial gjigand ndotjeje nga karboni, megjithëse shpesh i nënvleftësuar, janë hidratet e metanit.

Por kompanitë e burimeve fosile nuk e kanë harruar dhe janë jashtëzakonisht të interesuara të gjejnë një mënyrë ekonomike për ta nxjerrë nga nëndeti. Mendohet të ketë 700,000 trilion këmbë kub hidrate metani, ose më shumë energji se ç’është zbuluar  ndonjëherë nga nafta dhe gazi. Hidratet e metanit nxirren me shumë vështirësi dhe gjithë metodat e njohura të nxjerrjes janë të rrezikshme.

Të njohura dhe si “akulli i zjarrit”, këto krijohen kur lënda organike në dekompozim në shtratin e oqeanit emeton metan. Metani bulëzon dhe përzihet me ujin e kripur në fund të oqeanit. Për pasojë, në pjesën e sipërme të sedimentit oqeanik formohet një përzierje e ngrirë si çimentoja. Kjo përzierje pengon që më shumë metan të çlirohet në ujë. Nëse uji mbi këto hidrate ngrohet, një pjesë e tyre shkrin dhe metani çlirohet. Në ujëra të cekëta çlirimi ndodh direkte në atmosferë, por në ujëra të thella metani reagon me oksigjenin dhe ujin, duke krijuar dioksid karboni, i cili çlirohet në sipërfaqe, ose mbetet në ujë dhe e kthen oqeanin edhe më acid seç është bërë.

Studimet e reja tregojnë se shkrirja e ngadaltë nuk është e vetmja mundësi çlirimi e metanit. Një studim i publikuar nga “Gjeoshkenca e Natyrës”, ka zbuluar se tërmetet nënujore mund ta përshpejtojnë shumë këtë proçes. Aktivitetet sizmike mund të çajnë fundin e detit dhe metani nën sipërfaqe del duke u ngrirë në hidrate metani. Tërmetet mund të sjellin dhe çlirimin e metanit në ujë dhe oksidimin e tij në ujëra të cekëta, ose daljen në atmosferë si metan. Çdo vit ka rreth 10 tërmete 7-ballshe. Sipas autorëve të studimit kjo mund të ndikojë në llogaritjet e emetimeve të gazrave serrë. Sipas tyre emetimi i metanit nga tërmetet duhet të llogaritet në buxhetet lokale dhe globale të karbonit në zonat me tërmete aktive.

Por pse të varemi nga tërmetet e rastësishme për të nxjerrë metanin nga hidratet, kur do mund ta realizojmë së shpejti me teknologji?

Shkencëtarët japonezë kanë testuar me sukses një teknologji që për herë të parë nxjerr hidratet e metanit nga fundi i oqeanit. Drejtori i Agjensisë Japoneze të Burimeve Natyrore, e krahasoi teknologjinë me atë të nxjerrjes së gazit argjilor: kjo e fundit konsiderohej si shumë e shtrenjtë për tu përdorur në prodhim-por ja që sot përdoret për prodhim. Nxjerrja është e ngjashme me frakturimin hidraulik, por në vend që të injektohen lëngjet frakturuese nën tokë dhe të shpërthehet shkëmbi, kjo teknikë shpon deri në fund të detit, pakëson presionin mbi hidratet e metanit dhe i shpërbën në gaz e ujë.

Por nxjerrja e hidrateve të metanit ka të njëjtat rreziqe si nxjerrja e naftës në det-nga presioni i lartë, shpimi në thellësi dhe pasojat e aksidenteve. Nëse shpimi shkakton rrëshqitje toke nën ujë, metani mund të çlirohet në ajër me sasi të mëdha, një skenar i mbiquajtur “hipoteza e armës së metanit”. Kjo mund të sjellë çlirime masive të metanit në atmosferë dhe të godasë rëndë pakësimin e gazrave serrë.

Conoco Phillips provoi në 2011 një teknikë të ngjashme me frakturimin në Shpatin Verior të Alaskës, ku ka hidrate metani në tokën premafrost. Ata injektuan dioksid karboni dhe azot tek hidratet dhe përftuan metani. Por sipas kompanisë, aktualisht nuk ka teknologji ekonomike për nxjerrjen e metanit nga hidratet e metanit.

Burimi: http://thinkprogress.org/climate/2013/07/29/2370661/methane-hydrates-potentially-massive-greenhouse-gas-on-the-sea-floor-faces-earthquakes-and-drilling/#

Përktheu: Rita Strakosha

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: