Posted by: ekolevizja | February 17, 2014

Publikohet raporti vjetor i cilesise se ajrit ne Tirane

Nga Rita Strakosha

Instituti i Shëndetit Publik publikoi së fundmi rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit në Tiranë për vitin 2013. Sipas raportit vjetor të saj ndotja e ajrit nga ozoni, oksidet e azotit, ka qenë në nivelet e viteve të mëparshme, kurse ndotja nga grimcat PM10 dhe PM 2.5 ka pasur një përmirësim të vogël në krahasim me vitin 2012. Niveli mesatar i përmbajtjes së dioksidit të azotit, NO2, në ajër ka qenë 41.6 µg/m3, më i lartë se mesatarja e lejuar e BE-së, 40 µg/m3. Për nivelet e ozonit në ajër nuk është arritur të kryhet numri i domosdoshëm i matjeve për shkak të difekteve të monitorëve të ozonit.           

Nivelet e  PM10 dhe PM2.5  ne qender te Tiranës (viti 2011-2013). 

     Viti PM10 PM2.5 PM10>50 µg/m3
µg/m3 µg/m3 dite

2011

52.6

28.3

156

2012

34.2

20.1

49

2013

33.5

17.8

39

Norma KE

40

20

35

Rek OBSH

20

10

 

 

 

 

 

 

Analizat në Institutin e Fizikës Bërthamore tregojnë se 77% e grimcave PM10 vijnë nga proçeset djegëse (gazrat e automjeteve, oxhaqet), kurse 23% nga pluhurat e rrugëve.

Përpara zgjedhjeve të qershor 2013 u përgjysmua taksa e qarkullimit të automjeteve të përdorura, çka u pasua me importimin e dhjetëra mijra automjeteve të përdorura. Ky ndryshim mund të ketë patur ndikimin e vet në stepjen e pakësimit të grimcave në ajër gjatë vitit 2013, siç vihet re në tabelën më sipër.

Ndotja me grimca PM10 në Tiranë krahasuar me qytetet e tjera të botës:

 

Tab. 3.4.5              PM10, µg/m3 Qyteti           PM10, µg/m3
Stokholm

28

Pekin

121

Kopenhagen

26

Zagreb

34

Londer

29

Tel Aviv

60

Berlin

26

Madrid

26

Shkup

80

Vashington

18

Sofie

68

Stamboll

59

Varshave

32

Tirane qender 2011

53

Prage

27

Tirane qender 2012

34

Bratislave

23

Tirane qender 2013

33

Beograd

43

Bukuresht

48

Athine

41

Rekomandimi OBSH

20

Rome

35

Norma e lejuar KE

40

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndotja e ajrit në Tiranë mbetet ndjeshëm mbi normat e rekomanduara nga OBSH. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon përmirësimin e transportit publik, pakësimin e shpejtësisë së qarkullimit, kufizimin e trafikut etj. si masa për pakësimin e ndotjes në Tiranë. Do ti shtonim kësaj liste masash mundësimin e transportit të sigurtë me biçikleta dhe rritjen e taksës mbi automjetet e përdorura.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: