Posted by: ekolevizja | January 30, 2014

Banoret e Polisit protestojne perseri ndaj ndertimit te HEC-eve

Nga Agim Blloshmi, Shoqata “Egnatia”, Rrjeti “ECIM”

Banoret e Polisit protestojne kunder ndertimit te HEC-eve

Banorët e Polisit në Rrethin e Librazhdit  protestuan dje përsëri ndaj ndërtimit të një HEC-i të dytë. Ku sipas banorëve  subjekti që ka marre lejen e  ndërtimit nuk ka respektuar ligjet dhe nuk është pyetur komuniteti. Gjithçka është vepruar nën fshehtësi. Sot ishte dita e dytë që protestuesit bllokuan rrugën me gurë për të mos lejuar  kalimine automjeteve me ngarkesa për HEC-in. Me qindra banorë të tre fshatrave Polis, Polis Gurshpate,Polis Qendër  bllokuan për të dytën ditë  rrugën duke mos lejuar për të kaluar asnjë automjet. Banorët thonë se  nuk do të lejojmë askend të marri ujrat tona, pasi ne do të mbetemi pa ujë, nuk jemi pyetur dhe ne nuk do te lejojme  ndërtimin e një HEC-i në  lumin e “Gurrës”.

Me gjithë ndërhyrjen e policisë për të hapur rrugën, banorët  bën rezistencë duke kthyer mbrapa makineritë dhe policia me pas u tërhoq për të mos krijuar incidente të mëtejshme. Banorë  në rrugën vendosën masa më gurë dhe dogjën  goma, madje ata kërcënojnë  se nuk do ti ndalim protesat derisa të zbardhet leja, sepse për HEC nr.2. nuk ka leje dhe nuk është zbatuar projekti. Banorët thonë që ne duam të zbatohet projekti, nuk do të vadisin vitin tjetër, nuk kanë ujë për të pirë dhe bujqësia do të vdesë. Banoret thonë  le të na heqin nga fshati dhe le ta bëjnë hidrocentralin ku të dojnë. Madje nga policia ka patur dhe kërcënime ndaj  gazetari te ABCNeës, Agim Blloshmi, njëkohësisht dhe kryetar i Shoqates Egnatia, ku kjo e fundit është pjesë e rrjetit “ECIM”. Policia   kërkoi që të mos  transmetoheshin filmimet e protestës së banoreve kundrejt  firmës që   ndërton këtë HEC. Sipas Faik Bufit, kryetar i fshatit Polis, thotë se nuk është pyetur as pleqësia dhe as banorët, as këshilli i komunës. Në të njëjtin mendim është dhe kryetari i këshillit të komunës Polis,i cili thotë se nuk janë pyetur fare.  Një tjetër banor,  Haki Guberi, neve nuk do të lejojmë  ndërtimin e këtij HEC-i madje kërkojme të  zbardhen lejet konçesionare.

Banorët e Komunës së Polisit kanë dërguar me dhjetra peticione por deri tani asnjë zgjidhje, peticioni i fundit është ky i ditës së djeshme ku kanë firmosur  mbi 100 banorë. Ndërkohë kanë bërë dhe një kallëzim në Prokurorinë e Elbasanit për  të hetuar në lidhje me këto konçesione.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: