Posted by: ekolevizja | January 13, 2014

Këshilltari i lartë britanik për energjinë: Riparoni, mos blini

Nga Peter Dominiczak

Familjet britanike duhet të riparojnë pajisjet e prishura dhe jo të blejnë makina, frigoriferë dhe lavatriçe të reja, ka deklaruar një këshilltar i lartë i qeverisë.

Profesor David MacKay, këshilltari kryesor shkencor i departamentit të energjisë dhe ndryshimeve klimatike, ka deklaruar se pajisjet elektronike dhe automjetet duhet të mirëmbahen sa më mirë dhe kur prishen, pajisjet tu riciklohen. Kur familjet blejnë pa hesap dhe hedhin tutje pajisjet pa u menduar, atëhere është e vështirë për ministrat që të pakësojnë konsumin e energjisë së vendit, ka deklaruar Prof MacKay.

Zyrtarët anglezë besojnë se ripërdorimi i pajisjeve dhe mobiljeve shtëpiake mund tu kursejë familjeve britanike 1 miliard pound në vit, si dhe hap mundësi punësimi në dyqanet e riparimit në gjithë vendin.

I pyetur mbi sfidat më të mëdha në punën e tij si këshilltar, Prof. Mackay deklaroi në gazetën e Departamentit mbi Energjinë dhe Klimën: “Një problem i vështirë është mënyra se si aktiviteti dhe rritja ekonomike varen nga blerja e tepruar dhe pastaj shpërdorimi i të mirave materiale.”

“Kur frigoriferi, lavatriçja, apo mikrovala kanë difekt, e hedhim poshtë në vend që ta riparojmë. Prodhuesit e automjeteve duan që të blejmë automjet të ri do vit.”

Prof. MacKay, i cili ka shkruar librin “Energjia e qëndrueshme-me fakte”, jep mësim në Universitetin Kembrixh, dhe këshillon që në fund të jetës së tyre, pajisjet elektroshtëpiake të çmontohen dhe pjesët përbërëse tu ripërdoren.

“Gjithë shoqëria do të harxhonte shumë më pak energji, nëse i projektojmë pajisjet që të rrojnë gjatë, nëse blejmë vetëm gjërat e nevojshme, nëse i përdorim gjatë gjithë jetës së tyre, i riparojmë sipas nevojës dhe u ripërdorim pjesët në fund të jetës”.

Profesori u kritikua nga një deputet anëtar i komisionit mbi energjinë dhe ndryshimet klimatike të parlamentin anglez, Peter Lilley. Sipas tij, nëse riparohen pajisjet e vjetra jo-efiçente, atëhere do të konsumohet me shumë energji. “Profesori duhet të vendosë nëse do të jetë këshilltar shkencor i Departamentit mbi Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike, apo do ti bashkohet shoqatës “Miqtë e Tokës” (Friends of the Earth”) dhe do të thurë çorape”, deklaroi deputeti.

Përshtati: Rita Strakosha

Burimi: http://www.telegraph.co.uk/news/politics/conservative/10557236/Stop-buying-new-appliances-and-cars-and-repair-them-instead-Government-adviser-says.html

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: