Posted by: ekolevizja | January 13, 2014

Debatet mbi politikat energjitike të BE-së shtohen

* Këtë muaj pritet publikimi zyrtar i strategjisë energjitike 2030 të BE-së

* Vendet anëtare janë të përçara mbi objektivat e strategjisë

*Strategjia e BE-së do të ndikojë në tratativat nën OKB-në për klimën, për 2015

* Debatohet për pakësim emetimesh karboni me 35-40 % dhe rritje të energjive të rinovueshme në 24-27 %

Nga Barbara Lewis,

Bruksel, 10 Janar (Rojters) – Komisionerët europianë u përplasën të premten mbi objektivat energjitike të BE-së për 2030, me pak ditë të mbetura deri në publikimin e draft-strategjisë këtë muaj, sipas burimeve në BE.

BE-ja dëshiron të udhëheqë luftën ndërkombëtare kundër ndryshimeve klimatike, por kriza ekonomike ka pakësuar dëshirën e bizneseve dhe të disa shteteve anëtare për aksion të vendosur, për shkak të shqetësimeve mbi konkurrueshmërinë dhe kostot.

Çdo objektiv që do të zëvendësojë objektivat e BE-së për 2020-ën, mbi pakësimin e emetimeve, përmirësimin e efiçencës së energjisë dhe shtimin e energjive të rinovueshme, do të kërkojë 2 vjet debat në BE që të kthehet në ligj.

Draft-strategjia do të jetë paralajmërim për bisedimet nën OKB-në për zëvendësimin e marrëveshjes së Kiotos mbi ndryshimet klimatike.

Burimet anonime në BE thonë se po debatohet për pakësimin e emetimeve të karbonit  me 35 deri në 40%, dhe për çuarjen e energjive të rinovueshme në 24% deri 27% të totalit të energjisë.

HUMBJE E KURAJOS MORALE

Objektivat që po diskutohen gjithsesi janë një progres mbi objektivat aktuale të 20% pakësim emetimesh karboni dhe 20% energji e rinovueshme deri në 2020.

Por sipas mjedisorëve objektivat e synuar arrihen pa ndonjë strategji të posaçme.

Objektivi i pakësimit të emetimeve të karbonit me 20% në 2020 krahasuar me 1990 pothuajse është realizuar. “Komisioni Europian ka humbur kurajon morale”, thotë Brook Riley, aktivist i “Miqëve të Tokës”.

Ai shton se Komisioni po heq dorë nga premtimi për të kufizuar rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë Celcius.

Përçarja në Komision reflekton diferencat e mëdha në opinionin e 28 vendeve anëtare të BE-së.

Britania e Madhe kërkon vetëm një objektiv, atë të pakësimit të emetimeve të karbonit, opionion i mbështetur nga disa biznese dhe prodhues energjie si E.ON.

Por Gjermania, dominuese në BE, kërkon të ketë objektiv dhe për energjitë e rinovueshme. Kurse Danimarka kërkon tri objektiva, si në strategjinë aktuale, përfshirë një objektiv të ri për kursimin e energjisë.

Ata që janë kundër objektivit të trefishtë (pakësim emetimesh, rritje e të rinovueshmeve, rritje e efiçencës), thonë se është shpejtë të aprovohet një objektiv i ri për efiçencën e energjisë, kur në 2012 pati një debat të vështirë mbi ligjin për efiçencën e energjisë i cili detyron marrjen e masave si termoizolimi. Gjithashtu ata thonë se objektivi i energjive të rinovueshme ka sjellë subvencione të shtrenjta për këto energji dhe ka rritur kostot e energjisë për konsumatorët.

Darft-strategjia 2030, për tu publikuar këtë muaj, pritet të përfshijë një propozim mbi rregullimin e tregut të karbonit, sipas të cilit kreditet e tepërta të karbonit do të hiqen nga tregu në rast të një kolapsi në kërkesën për to. Në rast të rritjes së kërkesës, kreditet do të mund të shtohen.

Përshtati: Rita Strakosha

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: