Posted by: ekolevizja | January 13, 2014

Barerat rezistente ndaj herbicideve shtojne vemendjen ndaj OMGJ-ve

Nju Jork, AFP – SHBA po përballet me një epidemi të “superbarërave” (barëra të këqija rezistente ndaj herbicideve), shkak i së cilës janë bimët OMGJ sipas disa aktivistëve dhe shkencëtarëve. Kjo akuzë është kundërshtuar nga industria.

Sipas një studimi të fundit, fermerët amerikanë do të përballen së shpejti me një krizë. Sipas disa shkencëtarëve shkak për krizën është mbipërdorimi i herbicideve në fushat me bimë OMGJ, të cilat janë modifikuar që tu rezistojnë herbicideve.

Sipas firmës kërkimore mbi agrobiznesin, Stratus, në vitin 2012 rreth 49 % e gjithë fermerëve amerikanë kanë barëra të këqija rezistente ndaj herbicidit glifosat në fermat e tyre. Krahasuar me 34% të fermerëve në vitin 2011.

Glifosat është herbicidi më i përdorur në SHBA dhe u shpik nga firma e bioteknologjisë bujqësore, Monsanto, në vitet 1970.

Monsanto, e cila ka hedhur për herë të parë në treg fara OMGJ tolerante ndaj glifosatit, në 1996, ka përmendur në raportin e saj të fundit problemin e superbarërave. Por industria ka refuzuar çdo përgjegjësi për fenomenin. Sipas zëdhënësit të Monsantos, superbarëra ka pasur kohë përpara OMGJ-ve. Sipas zëdhënësit të USDA-s, kjo ndodh natyrshëm me gjithë herbicidet. Barërat e këqija krijojnë rezistencë me kalimin e kohës.

Por sipas Qendrës për Sigurinë Ushqimore, një OJF anti-OMGJ, bimët OMGJ e përshpejtuan shumë rezistencën. Njësoj e mendojnë dhe disa kërkues shkencorë, si Çarls Benbruk,

Sipas Benbruk, superbarërat janë bërë një problem i madh për shumë fermerë që kultivojnë bimë OMGJ, dhe vëllimi i herbicideve të përdorura po rritet me 25% në vit. “Shumë ekspertë në SHBA parashikojnë se me aprovimin e OMGJ-ve të reja tolerante ndaj shumë herbicideve, do të ketë rritje me të paktën 50% të përdorimit të herbicideve,” thotë ai.

SHBA po konsideron aprovimin e OMGJ-ve që tolerojnë disa herbicide-përfshirë dhe herbicidin 2,4-D, i cili në disa studime është treguar se shkakton kancer dhe sklerozë laterale amiotrofike (ALS).

Përshtati: Rita Strakosha 

Burimi:

http://www.goodplanet.info/en/news/2014/01/13/us-superweeds-epidemic-shines-spotlight-gmos/?utm_source=feedburner&utm_medium=email&utm_campaign=Feed%3A+http%2Fwwwgoodplanetinfo%2Feng%2Frss%2Ffeed%2Fdepeches+%28GoodPlanet.info+Newsfeed%29

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: