Posted by: ekolevizja | January 9, 2014

Komuniteti i Energjise konsultohet me shoqerine civile mbi te ardhmen e tij

Nga Rita Strakosha

Në tetor 2013 ministrat e energjisë të vendeve te Komunitetit të Energjisë (ku bën pjesë dhe Shqipëria) vendosën zgjatjen e afatit të këtij organizmi rajonal me 10 vjet. Komunitetii Energjisë (Kom-Eni) ka hapur një konsultë publike deri më datë 30 janar, ku OJF-të, bizneset, qytetarët e interesuar mund të shprehin opinionin e tyre mbi strategjinë e Kom-Enit në 10 vitet e ardhshme. Opinionet, me emrat e opiniondhënësve, do të publikohen në faqen e Kom-Enit.

Strategjia dhe politikat e Kom-Enit janë të detyrueshme për tu zbatuar në vendet anëtare te tij, përfshirë Shqipërinë. Kom-Eni synon krijimin e një tregu rajonal dhe europian, të liberalizuar të energjisë, ku çmimet e energjisë nuk janë të rregulluara nga entet rregullatore dhe energjia tregëtohet lirshëm midis bizneseve të vendeve anëtare.

Disa nga pyetjet e pyetësorit:

  1. Sipas raportit të Komisionit Europian, Kom-Eni ka dy mangësi kryesore: (1) zbatimi i vendimeve të tij është problematik (vendet marrin përsipër detyrime por nuk i zbatojnë); (2) ka pak ndikim tek investimet. Si mundet Kom-Eni ti zgjidhë këto dy mangësi në praktikë? A mundet Kom-Eni ti zgjidhë këto mangësi nëse nuk adresohen më parë problemet gjithpërfshirëse si korrupsioni, shteti ligjor etj.? Cila është këshilla juaj për zgjidhjen e këtyre dy mangësive?
  2. Mos duhet të krijohet një gjykatë e posaçme e Kom-Enit? Nëse mendoni se po, çfarë kompetencash duhet të ketë kjo gjykatë? Të ketë autoritet vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, apo të gjykojë dhe ankesa kundër vendimeve të Kom-Enit, si dhe të interpretojë rregullat e Kom-Enit?
  3. Si mund të integrohen më mirë vendet anëtare në tregun e energjisë të BE-së? A duhet Kom-Eni të rregullojë më fort tregun e energjisë të vendeve anëtare?
  4. Si mund të promovojë Kom-Eni investimet në energji, sidomos ato private? A duhet të ketë një fond të veçantë të Kom-Enit për investimet, të financuar nga buxhetet e shteteve anëtare?
  5. Mos vallë Kom-Eni po aprovon shumë akuis shumë shpejt dhe po i shton shumë anëtarët? Mos u duhet vendeve anëtare më shumë kohë për të kryer reformat?
  6. Mos duhet të jemi më elastikë në përshtatjen e akuisit të BE-së ndaj situatës specifike të secilit vend? Për çështje të debatuara si liberalizimi i çmimeve, subvencionimi i energjive të rinovueshme, mos duhet të aprovojmë rregulla sui generis të Kom-Enit?
  7. Cila do të ishte shpërndarja gjeografike optimale e Kom-Enit? A duhet ti vëmë kufi zgjerimit?
  8. Organizatat mjedisore kanë kritikuar shpesh Kom-Enin se akuisi mjedisor i tij ka mangësi si dhe është larg standarteve të BE-së. Çfarë mund të bëhet për zgjidhjen e këtij problemi? Çfarë akuisi shtesë mbi mjedisin duhet përfshirë në legjislacionin e Kom-En-it?
  9. Si mund të ruhen objektivat kryesorë të Kom-Enit: reformimi i sektorëve jo-efiçentë dhe jo të qëndrueshëm të energjisë dhe integrimi i tyre në BE? Si mund të përmirësohen mjetet e arritjes së këtyre objektivave?
  10. Si mund të ballancojmë liberalizimin me shërbimet publike? etj.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: