Posted by: ekolevizja | December 14, 2013

Plani i monitorimit të mbetjeve të pesticideve

Takim me zv ministrin e Bujqesise

Një nga aktivitetet kryesore të Grupimit “ECIM” (Ekosistemi i komunikim-informimit mjedisor) është: Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi përdorimin e kimikateve dhe Forcimi i sigurisë ushqimore, duke mbajtur nën kontroll përdorimin e pesticideve. Kështu, janë zhvilluar disa aktivitete informuese në lidhje me pesticidet, tregtimin e tyre në vendin tonë, mënyrën e aplikimit të tyre në produktet bujqësore, për minimizimin e rrezikut në shëndetin e konsumatoreve si dhe ndotjen e mjedisit.

Në takimin informues me drejtues të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC), grupimi “ECIM” propozoi që vendi ynë ka nevojë për një “Plan monitorimi për mbetjet e pesticideve”. Pikërisht kjo ide ka filluar të realizohet nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave (MBZHRAU). Në datën 4.12.2013 u zhvillua një takim nga Zv. Ministri z. Alban Zusi, me pjesëmarrjen e autoriteteve të MBZHRAU, si dhe disa institucioneve: Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Universitetit Bujqësor, pjesëmarrje nga biznesi, shoqata të fermerëve, grupimi “ECIM”, fermerë, tregtarë të medhenj dhe te vegjël të pesticideve etj.

Vlen për t’u theksuar fakti, se është hera e parë që në vendin tonë trajtohet ky problem, në një shkallë të tillë. Janë kërkuar për të dhënë kontributin e tyre specialistët, akademikët, fermerët, biznesmenët, shoqëria civile dhe media, duke ofruar alternativat për të bërë më të mirën e mundëshme dhe realizuar në një kohë rekord hartimin e planit të monitorimit.

Grupimi “ECIM” morri pjesë aktivisht në diskutimet për këtë problematikë duke ofruar sugjerime dhe ndihmë konkrete për hartimin dhe implementimin e planit të monitorimit të mbetjeve të pesticideve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: