Posted by: ekolevizja | December 11, 2013

Më tepër transparencë nga bashkitë, nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe mediave sociale

Nga: Alisa Peçi

Takim per mediat sociale, foto

Në ditët e sotme, mediat sociale  janë bërë padyshim  mjete mjaft efektive në komunikimin me publikun. Ato krijojnë mundësinë e një komunikimi ndëraktiv dhe të shpejt, duke kursyer kohë. Organizimi bëhet më i shpejt, gjë që është dëshmuar nga pranvera arabe, protestat për moslejimin e demontimit të armëve kimike në Shqipëri dhe plot e plot shembuj të tjerë, që të gjithëve na vijnë në mendje. Për të diskutuar mbi rolin e teknologjisë së informacionit dhe mediave sociale, në dt. 11.12.2013, në mjediset e Hotel Tirana International  u zhvillua një takim me pjesëmarrje të gjerë nga  bashkitë, mediat, shoqëria civile dhe universitetet. Takimi u organizua nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me fokus shkëmbimin e ideve nga përdoruesit e suksesshëm të rrjeteve sociale dhe nga specialistët e informatikës, për t’i vënë në jetë këto mundësi edhe nga bashkitë, në funksion të zhvillimit të një transparence më të madhe për qytetarët.  Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Nevila Xhindi solli në vëmendje rastin e Maqedonisë ku dhënia e lejeve të ndërtimit realizohet nëpërmjet  webit të bashkisë. Kjo mënyrë sjell përfitime në kohë dhe shmang korrupsionin. E njëjta gjë mund të realizohet edhe nga bashkitë shqiptare.  Armir Shkurti, drejtuesi i emisionit “Alarm” solli eksperiencën e tij duke shprehur se si punonjës në media ka hasur mungesën e transparencës nga ana e pushtetit vendor. Nëse këto mjete të komunikimit interaktiv do të përdoreshin cilësisht nga bashkia, përgjigja do të ishte më e shpejt ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Erion Kristo, solli eksperiencën e tij si një nga përdoruesit e parë të një nga rrjeteve sociale më të fuqishme, që është facebook-u. Sipas tij facebook është një nga mjetet më të rëndësishme në ditët e sotme për tu bërë i dukshëm në publik, edhe në saj të versioneve share, apo comment ndaj një shkrimi i cili bëhet i dukshëm edhe te miqtë e tjerë të cilët nuk janë pjesë e një faqeje në facebook, por që i lexojnë nëpërmjet miqve të tyre.  Ndërsa Gjergj Marku, redaktor i  gazetës së parë në Mirditë krahas anëve pozitive, pasqyroi dhe anët e errëta ta rrjeteve sociale. Sipas tij ato bëhen problematike kur përdoren nga sharlatanë të cilët hapin profile edhe për të sulmuar kundërshtarë. Gjithashtu sipas tij, ato janë problematike edhe anë rastin e hapjes së faqeve të rreme të cilat mund të cënojnë dinjitetin apo personalitetin e dikujt. Një ndër përdoruesit më të rregullt të facebook-ut Artan Fuga, krahas analizës  teorike, solli për të pranishmit edhe eksperienca personale në përdorimin e medias sociale. Në gjykimin e tij, rrjetet sociale nuk krijojnë problematika. Facebook të krijon mundësinë e përjashtimit nga faqja, të personave që ndotin faqen, duke mos përdorur një kod etik, opsion të cilin z.Fuga e ka përdorur në faqen e tij. Nga ana tjetër ai u shpreh kundra çensurimit të fjalës së lirë, të opinioneve ndryshe. Në fund të fjalës së tij Fuga shtoi: “Rrjetet sociale na ftojnë për një demokratizim të dytë”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: