Posted by: ekolevizja | December 11, 2013

BERZH kufizon investimet ne qymyr, Kosova C ne pikepyetje

Nga Rita Strakosha

Bordi drejtues i BERZH-it aprovoi dje një strategji të re investimesh, ku përfshihen dhe investimet në termocentralet me qymyr. Sipas strategjisë së re financimi i  termocentraleve me qymyr do të realizohet vetëm në raste “të rralla dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas drejtorit të Burimeve Natyrore dhe Energjisë, të BERZH-it, Riccardo Puliti “Nuk mund të shfrytëzojmë karbonin pa menduar fare për pasojat që shkaktohen në ndryshimet klimatike. Ndryshimet klimatike janë problem, dhe duhen marrë masa për zgjidhjen e tij”.

Lëvizja për përjashtimin e termocentraleve të qymyrit nga financimi po rritet si ortek, me qeveritë dhe bankat ndërkombëtare që po intensifikojnë përpjekjet për luftimin e ndryshimeve klimatike. Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve kanë njoftuar tashmë planet e tyre për mos-financimin e investimeve në qymyr. Muajin e kaluar Britania e Madhe ju bashkua nismës së SHBA-së për të bërë të njëjtën gjë.

Rrjeti “CEE Bankwatch”, një OJF me seli në Pragë, mirëpriti vendimin e BERZH-it për braktisjen e qymyrit.

Fidanka Bacheva-McGrath, një koordinatore e rrjetit deklaroi se “Strategjia e aprovuar sot e bën të qartë se banka dhe shumë prej shteteve anëtare të saj po i  largohen qymyrit. Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për industrinë e qymyrit se nuk mund të neglizhojë më shëndetin dhe klimën tonë”.

Sipas drejtorit Riccardo Puliti, efiçenca e energjisë përshkon gjithë strategjinë, dhe synon zëvendësimin e burimeve fosile me energjinë e rinovueshme, pakësimin e emetimeve nga termocentralet me lëndë djegëse, termoizolimin e ndërtesave dhe përmirësimin e efiçencës së kamionëve dhe trenave.

Ky vendim i BERZH-it do të pakësojë edhe aksesin e industrisë së qymyrit ndaj financimeve private si dhe do të shtojë fondet për financimin e energjive të rinovueshme.

Nqs. politikat e reja të BERZH-it do të zbatohen rigorozisht, projekti i termocentralit Kosova C mund të mos gjejë financues në bankat ndërkombëtare, çka për organizatat mjedisore të rajonit është një lajm shumë i mire.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: