Posted by: ekolevizja | December 6, 2013

Takim me Prefektin e Qarkut Elbasan per mbrojtjen e Parkut Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë nga HEC-et

Nga Alisa Peçi

Takim Elbasan 4

Në vazhdën e fushatave ndërgjegjësuese për të mbrojtur parkun Kombëtar Shebenikë –Jabllanicë nga një dyndje e frikshme e licencave që janë dhënë për HEC-e, rrjeti ECIM zhvilloi në datën 5.12.2013 një takim me prefektin e Qarkut Elbasan z. Arben Kamani. Ndonëse që nga viti nga viti 2008, me vendim të Këshillit të Ministrave Parku u shpall zonë e mbrojtur, fatkeqësisht në realitet shikojmë që ai nuk është mbrojtur.

Rrjeti  shprehu shqetësimin se është një dëm kolosal që po i shkaktohet natyrës dhe zhvillimit të turizmit në këtë park. Parku gëzon një status të veçantë pikërisht për bukuritë përrallore që të ofron, për larminë e biodiversitetit që i jep vlera unike këtij parku. Ndërsa në fakt këto burime po shfrytëzohen keqmas dhe jo në dobi të komunitetit.

Sipas z. Xhemal Mato “Parku Shebenikë Jabllanicë përbën shembullin më kritik dhe më të rëndë në tërë Shqipërinë sepse janë dhënë më shumë licenca për HEC-e se në çdo zonë tjetër. Ndërsa një HEC në vetvete mund të mos përbëj problem, pasi nga pikëpamja e vlerësimit mjedisor mund të jetë në rregull, disa HEC-e në një burim sjellin një efekt akumulativ, me pasoja tepër të dëmshme në bujqësi, biodiversitet dhe turizëm. Ky park është pasuria më e madhe e Librazhdit dhe është pikërisht ky park ai që do t’i sjelli realisht të ardhura banorëve të Librazhdit”.

hecet me tuba

Në këtë kuadër janë zhvilluar takime të ndryshme me komunitetin për t’i informuar dhe ndërgjegjësuar mbi pasojat katastrofale që do të sjellë ndërtimi i rreth 85 HEC-eve në rrethin e Librazhdit. Ajo që është më shqetësuese është fakti se 45 licenca për HEC-e përfshihen në Parkun Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë, disa prej të cilave kanë filluar të ndërtohen. Komuniteti ka filluar të ndërgjegjësohet dhe të zgjohet duke zhvilluar protesta, pasi  ka filluar që tani t’i ndjej pasojat e mungesës së ujit të pijshëm. Imagjinoni çdo të ndodh nëse do të ndërtohen të gjithë HEC-et?!

Pyetjes nëse komuniteti do të ketë më tepër dobi nga HEC-et apo zhvillimi turistik i zonës z. Mato u përgjigj: “Duhen bërë studime të integruara. Ndërtimi i HEC-eve është shumë i mirë për Shqipërinë por ruajtja e parkut  natyror për këtë zonë është një pasuri dhe vlerë shumë më e  madhe. Edhe turizmi edhe energjia janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, por duhet të jenë të ekuilibruara. Ky lloj zhvillimi  i bazuar vetëm në  energji nuk është i barazpeshuar dhe do të sjell ndikim në zhvillimin që do të ishte më i miri  për këtë rajon, ruajtjen e kësaj pasurie për turizmin”.

Takimi u mbyll me shprehjen e një gadishmërie nga ana e prefektit të qarkut Elbasan z. Kamani për të bashkëpunuar me rrjetin “ECIM”. Kështu, me praninë edhe të prefektit, mbas disa ditësh do të zhvillohet një tjetër takim me kryetarët e komunave që përfshihen në Parkun Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë dhe zonave përreth tij.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: