Posted by: ekolevizja | December 4, 2013

Gazi natyror nuk eshte me i mire per klimen se sa qymyri

Nga Joe Romm,  publikuar në Climate Progress  | NOV 26, 2013

Gazi natyror nuk eshte me i mire per klimen se sa qymyri

Një studim i fundit hedh poshtë mendimet se gazi natyror mund të ndihmojë në një periudhë afatshkurtër në tranzicionin drejt një ekonomie të çkarbonizuar.

Gazi natyror është kryesisht metan, një gaz serrë shumë i fuqishëm. Nëse gjatë prodhimit të tij çlirohet 2.7 % a më shumë e tij, çka me studimet e fundit duket shumë e mundshme, energjia e prodhuar nga gazi natyror nuk është më e mirë për klimën se sa qymyri.  Në mungesë të një çmimi për karbonin, ky gaz mund të zëvendësojë dhe energjitë e rinovueshme, duke pakësuar më tej dobishmërinë e tij potenciale për klimën.

15 shkencëtarë nga disa prej institucioneve më të dëgjuara në botë-përfshirë Harvardin, Administrata për Oqeanin dhe Atmosferën, SHBA, si dhe Laboratori Kombëtar Lawrence Berkeley- kanë botuar së fundmi një studim shumë të rëndësishëm, “Emetimet antropogjenike të metanit në SHBA”.

Studimi bazohet mbi të dhënat e marra nga vëzhgimi i atmosferës, ndryshe nga të dhënat e administratës së SHBA-së, të cilat merren nga industria.

Sipas studimit, emetimet e metanit gjatë nxjerrjes dhe përpunimimit të gazit dhe naftës mund të jenë 4.9+/- 2.6 herë më të larta se ato të përcaktuara në EDGAR, inventarin më të madh botëror të metanit. Kjo do të thotë se çlirimi i metanit gjatë prodhimit të gazit natyror mund të jetë sa 3% a më shumë e gazit të prodhuar.

Gjithashtu, IPCC, së fundmi ka raportuar se metani është gaz serrë shumë më i fuqishëm seç mendohej më parë, rreth 34 herë më i fuqishëm se CO2 në një periudhë 100 vjeçare, dhe 86 herë më i fuqishëm në një periudhë 20 vjeçare.

Përveç këtyre, që gazi natyror të shërbejë si burim klimëdashës gjatë tranzicionit drejt çkarbonizimit, gazi duhet të zëvendësojë vetëm qymyrin, dhe jo qymyrin, të rinovueshmet, energjinë bërthamore, efiçencën, siç do të ndodhë në praktikë në mungesë të çmimit të karbonit.

Prandaj, në mungesë të çmimit të karbonit dhe të rregullave të forta ndaj çlirimit të metanit gjatë prodhimit, gazi natyror nuk është një urë drejt çkarbonizimit të ekonomisë por një trampolinë në ajër.

Përkthyer, me shkurtime: Rita Strakosha

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: