Posted by: ekolevizja | December 4, 2013

Aksion ndërgjegjësues në mbrojtje të pasurive natyrore dhe turistike të Sarandës

Nga Alisa Peçi

Takimi ne Ksamil

Rrjeti “ECIM”, në kuadër të fushatave ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit, zhvilloi në Ksamil në datën 3.12.2013, një takim me tematikën “Aksion ndërgjegjësues në mbrojtje të pasurive natyrore dhe turistike të Sarandës”. Takimi u organizua nga Qendra “Grupimi Ekolevizja” në bashkëpunim me partnerin lokal në Sarandë “Agjensia Joniane e Mjedisit Medias dhe Informacionit (AJMMI)” dhe u mundësua me mbështetjen e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC), në kuadër të Programit SENiOR-A.

Pjesëmarrja e gjerë në takim vlen për t’u përshëndetur, pasi tregon sensibilitetin e komunës Ksamil, shoqatave lokale mjedisore, komunitetit, gjimnazistëve etj. rreth problematikës së shkatërrimit të ishujve të Ksamilit nga bizneset. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe z. Besnik Abedini kryetari i komunës Ksamil dhe Ilir Hysi nga nënprefektura, të cilët shprehën gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me rrjetin “ECIM” në lidhje me mundësinë e rehabilitimit të ishullit më të dëmtuar. Pas takimit u zhvillua një vizitë studimore,  përgjatë shëtitores së Ksamilit për të vëzhguar dëmtimet që i janë bërë ishullit të Ksamilit.

Ne Ksamil

Tryeza pati 2 drejtime kryesore: 1.Sensibilizimin e aktorëve dhe opinionit publik për parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme në brigjet e Ksamilit dhe ishujve të tij si dhe 2. Pregatitje për një ndërhyrje rehabilituese me angazhimin e kapaciteteve të rrjetit si dhe me praninë e 3 ekspertëve si  ing. Qani Sejdini, Kristo Kauri, Ali Coka për të kthyer në atraksion mjedisor e turistik  ishullin më të dëmtuar të Ksamilit. Prej disa vitesh është lejuar  që në një zonë të mbrojtur të parkut të kryhet një krim mjedisor nëpërmjet gërmimeve  dhe tjetërsimeve vrastare të mjedisit dhe peisazhit, u shpreh në takim drejtuesi i “AJMMI”, z. Shkelqim Hajno.

Një  tjetër fokus i takimit ishte parandalimi i një rreziku të mundshëm që i kanoset ligatinës së fushës së Vrinës nga tharja, e cila bën pjesë në Konventën Ndërkombëtare Ramsar. Për këtë do të pregatitet një Letër Vëmendje, drejtuar disa ministrive. Gjithashtu do të hartohet një marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Ksamilit, zyrën e Parkut të Butrintit dhe më gjerë.

Z. Xhemal Mato drejtues i Qendrës “Grupmi Ekolëvizja” dhe njëkohësisht i rrjetit “ECIM” u shpreh në takim: “Ne synojmë të bashkëpunojmë me pushtetin lokal, jo vetëm duke e nxitur por edhe duke zbatuar aktivitete konkrete për rehabilitimin e ishullit”

Ishujt e Ksamilit janë pjesë integrale e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ata gëzojnë në letër një status të veçantë, duke bërë pjesë në zonën A të Parkut, kurse de fakto ato kanë rënë pre e ndërtimeve të cilat nuk duheshin lejuar.

“Nëse Ksamilit do ti hiqeshin ishujt, ai do të humbiste një burim natyror për zhvillimin e rajonit nga turizmi. Njëkohësisht do të humbisnim kënaqësinë estetike, peizazhin që këto ishuj ofrojnë” – shtoi më tej në takim z.Mato.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: