Posted by: ekolevizja | November 19, 2013

Milieukontakt për Edukimin Mjedisor

1

Milieukontakt Shqipëri pjesë e rrjetit të “Informim – Ndërgjegjësimit” që po zbaton projektin “Ekosistemi i Informacionit Mjedisor” (ECIM) në kuadër të programit SENiOR-A, ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për të informuar mbi rrezikshmërinë e përdorimit të kimikateve dhe mbi efiçencën e energjisë. Përgjatë muajit tetor dhe në fillim të nëntorit Milieukontakt Shqipëri zhvilloi disa orë mësimi në klasat e 6/7/8/9 në shkollat nëntë vjeçare “Albanët” dhe “Drita e Diturisë”. Fokusi kryesor gjatë këtyre orëve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i brezit të ri mbi të dy tematikat e sipërpërmendura. Rreth 100 nxënës nga të dy shkollat u trajnuan në lidhje me rrezikshmërisë mbi përdorimin e pakontrolluar apo të pakujdesshëm të produkteve apo detergjenteve, të cilat nëse nuk përdoren sipas udhëzimeve që përmbajnë etiketat e tyre mund të rezultojnë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe për mjedisin që na rrethon. Shume prej produkteve (kozmetike apo detergjentë të ndryshëm) që ne përdorim çdo ditë përmbajnë kimikate edhe pse ne nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur. Përgjatë trajnimeve u trajtua mjaft gjerësisht edhe tema mbi energjinë (burimet dhe llojet e saj) dhe si ta përdorim atë në mënyrë efiçente, avantazhet që sjell jo vetëm në mjedis por edhe në ekonominë familjare dhe më gjërë. Materiali i përgatitur ishte i pasur me grafika dhe filma të shkurtër duke e bërë më interesante dhe interaktive bashkëbisedimin me nxënësit. Nxënësit treguan një interesim mjaft të madh mbi të dy tematikat, ku nuk munguan edhe pyetjet apo diskutimet mbi çështje të trajtuara së fundmi në mediat televizive, siç ishte rasti i pesticideve të përdorura pa kriter gjatë kultivimit të kastravecit apo 40  lejet për HEC-et që do të ndërtohen përgjatë lumit Shkumbin. Në shkollën Albanët trajnimet përkuan me javën e projekteve, praktikë kjo e zhvilluar prej 2 vitesh tashmë në këtë shkollë – thotë Ira Dinga koordinatore e javës së projekteve. Projektet e zgjedhura nga nxënësit për këtë vit mësimor ishin “energjia” dhe “shëndeti”, informacioni i transmetuar gjatë trajnimit u përthith mjaft shpejt nga nxënësit të cilët kërkonin edhe informacione të mëtejshme që do të ishin pjesë e projekteve të tyre apo masave për ndryshim për t’ia paraqitur drejtorisë. Një interesim dhe vlerësim mjaft i madh erdhi edhe nga mësuesit e të dyja shkollave, veçanërisht nga shkolla Drita e Diturisë, drejtoresha e së cilës, znj. Lumturi Cela, shprehu interesin që këto kurrikula të mund të zhvilloheshin edhe më tej duke u pasuar natyrshëm nga puna prakike në terren për të mbaruar me përgatitjen e konkluzioneve apo ndryshimin e qëndrimit. Në fund të aktiviteteve të dy shkollave iu dorëzua një çertifikatë mirënjohjeje për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet të dy palëve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: